Diaspora

“Forcë dhe kurajo!” Apeli i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Përmbahuni rregullave të OBSH

Mjekët shqiptarë në Zvicër kanë bërë apel për të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetit, që të shmangin vendet publike, sepse në këtë mënyrë secili duke kryer punën e vet bën të mundur "mposhtjen" e këtij virusi.
Featured image of article: “Forcë dhe kurajo!” Apeli i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Përmbahuni rregullave të OBSH Mjeket ne Zvicer

ZVICËR– COVID -19 është bërë tashmë një pademi  globale dhe një luftë e fortë për t’u fituar pasi  çdo ditë e më tepër në shumë vende të prekura por edhe në Shqipëri bilanci i viktimave dhe pacientëve të infektuar  po rritet.

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër përmes një letre ka falënderuar të gjithë qytetarët për inkurajimin e tyre në luftën kundër pandemisë globale COVID-19.

Gjithashtu mjekët shqiptarë në Zvicër kanë bërë apel për të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetit, që të shmangin vendet publike, sepse në këtë mënyrë secili duke kryer punën e vet bën të mundur “mposhtjen” e këtij virusi.

Letrën e plotë e  Mjekëve Shqiptarë në Zvicër:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al

Shto Koment