Showbiz

Luftë për pushtet në familjen mbretërore, mbretëresha e lënduar thellë, princ Harry nën presion! Qendrimi ngacmues i vëllait

I gjithë vendimi për t'u shkëputur nga familja mbretërore dhe për të krijuar një jetë të pavarur në Los Angelos, sipas burimeve pranë pallatit "Kingston", ka ardhur pas ngacmimeve të herëpashershme të Princit William.
Featured image of article: Luftë për pushtet në familjen mbretërore, mbretëresha e lënduar thellë, princ Harry nën presion! Qendrimi ngacmues i vëllait Princi William me dukeshën dhe Princi Harry me Meghan Markle.

MBRETËRI E BASHKUAR– Pak ditë më parë, çifti i shumëpërfolur i familjes mbretërore angleze, Meghan Markle dhe princ Harry, morën vendimin e bujshëm, për t’u shkëputur përfundimisht nga familja mbretërore, duke krijuar një jetë të pavarur.

Pallati “Kingston” është përfshirë në një vorbull thashethemesh, pas largimit të befasishëm të princ Harryt. Sipas zërave që qarkullojnë në familjen mbretërore, mbretëresha, e lënduar thellë nga ky veprim ka ndërmarrë një mega-samit për çështjen Megexit, ku do të paralajmërojë çiftin se shkëputja e tyre nga pallati mbretëror, nuk do të jetë aq e lehtë.

I gjithë vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore dhe për të krijuar një jetë të pavarur në Los Angelos, sipas burimeve pranë pallatit “Kingston”, ka ardhur pas ngacmimeve të herëpashershme të Princit William. Me sa duket situata brenda pallatit mbretëror është kthyer në një luftë për pushtet dhe duka me dukeshën e Sussexit kanë marrë vendimin e menjëhershëm për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Një burim i Times afër çiftit tha për Meghan: ‘Ajo dëshiron të largohet. Ai [Harry] është nën presion të madh për të zgjedhur. Është i trishtuar. Ai e do Mbretëreshën. Ai e do këtë vend. Ai i do të gjitha gjërat e tij ushtarake. Unë mendoj se do ta thyejë vërtet zemrën me vendimin e tij për t’u larguar. Unë nuk mendoj se kjo është ajo që ai dëshiron vërtet”.

Ndihmësit kanë qenë duke punuar gjatë gjithë kohës për të dalë me një sërë opsionesh për çiftin, pasi ata lëshuan deklaratën e tyre bombë, duke thënë se ata planifikuan të tërhiqeshin nga detyrat e vijës së frontit, dhe të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, ndërsa ruanin privilegjet e tyre mbretërore.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbretëresha ua bëri të qartë gjykatësve që ajo dëshironte që problemi të zgjidhej ‘brenda ditëve’, për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të monarkisë.

Burimi: DailyMail

(R.L;E.K/Dosja.al)

                                                                                                                            

 

Shto Koment