Aktualitet

DOKUMENTI/ “Mateo Konstruksion” u vu nën sekuestro, nuk ndalen skandalet pas lirimit të Endrit Dokles, detajet pas kontratës që e nxorri nga qelia

Mësohet se kompania që rezulton nën administrimin e biznesmenit Agim Çako ishte vënë nën sekuestro conservative.
Featured image of article: DOKUMENTI/ “Mateo Konstruksion” u vu nën sekuestro, nuk ndalen skandalet pas lirimit të Endrit Dokles, detajet pas kontratës që e nxorri nga qelia Endit Dokle, dokumenti i sekuestros dhe Mateo Konstruksion
Përditësuar:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth kompanisë që kishte vnedosur të merrte në punë të liruarin nga burgu, Endrit Dokle. Mësohet se kompania që rezulton nën administrimin e biznesmenit Agim Çako ishte vënë nën sekuestro conservative. Sipas dokumentit të publikuar nga Dosja.al, sekuestroja ndaj “Mateo Konstruksion” ishte vendosur në muajin prill të vitit të kaluar. Ndërkohë që nuk dihet nëse në momentin e lidhjes së kontratës me të fortin e Bandës së Durrësit, kompania ka qenë ende nën sekuestro.

Kontrata e kompanisë me Doklen është firmosur që në tetorin e vitit 2019, dhe sipas saj, i sapoliruari nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore, por ende nuk bëhet me dije puna që i besuari i Lulzim Berishës do të bëjë saktësisht. Për tre muaj, Dokle do të jetë në periudhë prove, ndërsa më pas do të firmosë një tjetër kontratë me të njëjtën kompani, por këtë radhë për një periudhë 1-vjeçare.

Dosja.al mësoi se administratori i kësaj kompanie kishte pasur probleme me shtetin, pasi ksihte fshehur të ardhurat nga bizneset e tij. Më konkretisht, biznesmeni 60-vjeçar që është gjithashtu administrator i shoqërisë “A&A OIL 10”, në vitin 2016 është shpallur në kërkim nga policia për fshehje të të ardhurave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas njoftimit zyrtar, të bërë në atë kohë nga Policia e Fierit, Agim Çako akuzohej se i kishte fshehur shtetit shqiptar të ardhurat për 5247,89 ton naftë bruto, konkretisht 179.594.750 Lekë.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment