Rajoni

U arrestua me Katica Janevën për aferën korruptive, personazhi i njohur “Boki 13” kërkon të shtyhet seanca: Jam me kancer në stomak

Bojan Jovanovski ditën e sotme në sallën gjyqësore kërkoi që seanca të shtyhej pasi gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar, pasi kishte kancer në stomak.
Featured image of article: U arrestua me Katica Janevën për aferën korruptive, personazhi i njohur “Boki 13” kërkon të shtyhet seanca: Jam me kancer në stomak Bojan Jovanovski, Boki 13

MAQEDONI E VERIUT- Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe me emrin Boki 13, është një personazh i ish-televizionit maqedonas, që u përfshi vitin e kaluar në aferën korruptive me Katica Janevën.

Tashmë vetëm disa muaj pas tensioneve të larta që u krijuan për çështjen e korrupsionit dhe zhvatjes së Janevës, Boki 13 ka deklaruar se ka probleme shëndetësore, konkretisht me kancer në stomak.

Boki 13, personazhi shumë i njohur televiziv në Maqedoninë e Veriut i cili në përgjimet dhe videot që u publikuan në media aso kohe u zbulua se se bashkë me Zoran Mileskin morën ryshfet 1.5 milion euro afaristit Orce Kamçev.

Ndërkohë Kamçev akuzohej për një aferë korruptive, ku Boki 13 i premtoi se në bashkëpunim me Katica Janevën, ish- kryeprokuroren speciale do ta ndihmonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-Prokurorja Speciale,  Janeva u shkarkua dhe u arrestua së bashku me Boki 13, por ky i fundit ditën e sotme në sallën gjyqësore kërkoi që seanca të shtyhej pasi gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar,  pasi kishte kancer në stomak.

Kujtojmë që Katica Janeva u arrestua për rastin “Reket”. Deri më tani ekzistojnë dyshime se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përfituar të mira materiale. (lexo këtu)

A.C/Dosja.al

Shto Koment