Aktualitet

The Economist: Ekziston ende mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Bisedimet rreth pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE kanë qenë të përçara. Aderimi i propozuar i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po dëshmon edhe një herë se zgjerimi mund të jetë tërheqës.
Featured image of article: The Economist: Ekziston ende mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut Foto ilustruese

TIRANË- ‘The Economist’, një prej revistave më prestigjioze ka shkruar sëfundmi për presidentin francez, Emmanuel Macron se ka gisht në bllokimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas artikullit të revistës së njohur Komisioni Europian do të miratojë një strategji të re për zgjerimin me qëllim qetësimin e presidentit francez dhe aleatëve të tij.

Kjo strategji do të miratohet në mars dhe maj të 2020 ku edhe do të mbahen samitet përkatëse, ndërsa theksohet se të gjithë  do të shkojnë të buzëqeshur në samitin e Zagrebit.

Ndërkohë reagimi i BE-së për këtë rast do të nxjerrë në pah nëse blloku është i aftë të bëhet një aktor koherent gjeopolitik, diçka që liderët e unionit duan ta arrijnë dëshpërimisht.

Në një pyetje të ngritur nga vetë revista kërkohet të mësohet si do ndikojë mos pjesmarrja strategjie e Brukselit në një nivel më global: Nëse Brukseli nuk vepron në mënyrë strategjike në oborrin e pasmë të tij, si mund ta bëjë këtë në mënyrë globale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zoti Macron dhe të tjerët kishin të drejtë kur kritikonin procesin e zgjerimit të BE. Ekziston një ndjesi mes disa vendeve anëtare që procesi është bërë shumë i rrëshqitshëm. Vendet që nuk ishin gati për anëtarësim, si Rumania dhe Bullgaria, u ngritën me levë nën presionin e kryeqyteteve. Franca po bën thirrje për një proces të kthyeshëm, me anë të të cilit, anëtarëve të ardhshëm mund t’u revokohen privilegjet nëse nuk mbajnë angazhimet- një ide që i pëlqen edhe Komisionit. Megjithëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj, raportet për përparimin e tyre përmbajnë paralajmërime të forta për korrupsonin dhe lirinë e medias, të cilat Komisioni i ka shtyrë tutje. “Është politika përkundrejt realitetit,” thotë një diplomat skeptik. Shumica e vendeve megjithatë po u bëjnë thirrje kundërshtarëve që të bëjnë një sy të verbër, njësoj si ata që dalin për jetë nate në një klub nate provincial dhe përpiqen të bindin rojet e derës që të lënë shokët e tyre brenda, edhe pse ata kanë veshur atlete. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka më shumë të ngjarë që të përfundojnë në tualet sesa në pistën e kërcimit. Fillimi i negociatave për anëtarësim është shumë i ndryshëm nga përfundimi i tyre dhe ka pak perspektivë për një anëtarësim të plotë. Një kompromis që qarkullon rregullisht, por që kundërshtohet me zë të lartë nga Gjermania, ndër të tjera, do të ishte lejimi i Maqedonisë së Veriut në dhomën e pritjes, duke e mbajtur Shqipërinë jashtë fort. Një sakrificë e tillë mund të kënaqë kundërshtarët e zgjerimit në një kohë të shkurtër, por mesazhi i nënkuptuar se një shtet mysliman nuk është i mirëpritur në BE, do të formësonte bllokun për një kohë të gjatë. Shqipëria do të bashkohej me Kosovën, Bosnjen dhe Turqinë në klubin e vendeve të refuzuara myslimane”.- shkruhet në  artikullin e ‘The  Economist’.

Burimi: Theeconomist 

A.C/Dosja

Shto Koment