Rajoni

U kthyen nga Italia dhe u dyshuan për koronavirus, çifti nga Maqedonia e Veriut arratisen nga spitali

Mësohet që dy të dyshuarit me koronavirus ishin kthyer nga Italia ditët e fundit, prandaj dhe ishin mbajtur të izoluar në një spital në Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: U kthyen nga Italia dhe u dyshuan për koronavirus, çifti nga Maqedonia e Veriut arratisen nga spitali Spitali nga u arratis çifti i dyshuar me koronavirus

Maqedoni e Veriut- Maqedonia e Veriut ditën e djeshme raportoi se janë dy raste të dyshuara me koronavirus, ku për siguri të banorëve të tjerë por edhe të vet pacientëve këta të fundit ishin në një nga spitalet e vendit për të pritur edhe rezultatin e testeve të tyre.

Ndërkohë dy të dyshuarit duket se nuk kanë duruar në një situatë të tillë brenda spitalit, e çuditërisht ata janë arrtisur nga dritarja e spitalit.

Mësohet që dy të dyshuarit me koronavirus ishin kthyer nga Italia ditët e fundit, prandaj dhe ishin mbajtur të izoluar në një spital në Maqedoninë e Veriut.

Ata kanë thyer xhamin e dritares së dhomës së spitalit ku po qëndronin dhe janë larguar.

Sipas ministres së Shëndetësisë Nake Shulev, është mësuar se  bëhet fjalë për një person nga Vinica dhe të dashurën e tij kroate.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasi maqedonas kishte simptoma gripi, prandaj dhe ai sëbashku me të dashurën kroate i ishin drejtuar spitalit në Stip.

Më vonë ata janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinica, dhe autoritet përkatëse po mundohen t’i kthejnë në spital.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment