Politike

VD/ Dy viktima nga koronavirusi në Itali/ Manastirliu mbledh Task Forcën: Dyfishim personeli dhe kontrollesh në pikat kufitare(VENDIMET)

Masat: përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.
Featured image of article: VD/ Dy viktima nga koronavirusi në Itali/ Manastirliu mbledh Task Forcën: Dyfishim personeli dhe kontrollesh në pikat kufitare(VENDIMET) Ogerta Manastirliu dhe Task-Forca

TIRANË-Pas lajmit se në Itali u shënuan dy viktima nga koronavirusi, sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri. Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Në një konferencë për medie, Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP deklaroi se janë shtruar kapacitetet mjekësore në portet dhe pikat kufitare në vend, si edhe është përaktuar vendi i karantinës.

“Pas evidentimit të situatës  ministrja Ogerta Manastirliu mblodhi Taks- Forcën  me diskutimin e eskpertëve, u shpreshën elementë përforcues për gjurimin e rasteve. Ju bëjnë me dije se do të shtohen kapacitet shëndetësore në pikat kufitare dhe portuale, shtim i i informacionit për qytetarët. Është përcaktuar vendi i karatinës në vend, gjendet në territorin e Shqipërisë. Ju bëjnë me dije se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e prekura duhet të njoftojnë për të gjitha simptomat e tyre.  Kemi shtruar personelin mjekësor në pikat kufitare.  Do të kryen kontrolle në pikat kufitare”, u shpreh ajo.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu sic është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(a.m/j.v/dosja.al)

Shto Koment