Politike

Rreziku nga koronavirusi/ Manastirliu: Shqipëria nuk është prekur, 36 raste rezultuan negative

  • Shehu ironizon Manastirliun për koronavirusin: Qesharake. S’kemi as karantinë
  • Merren 6 mostra të personave të dyshuar që hynë në portin e Vlorës
  • ISHP: 36 raste të testuara, asnjë i prekur, 39 personave u është kërkuar që të vetëkarantinohen
  • Manastirliu ka theksuar se janë kryer 36 raste testimi për koronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative.
    Featured image of article: Rreziku nga koronavirusi/ Manastirliu: Shqipëria nuk është prekur, 36 raste rezultuan negative

    TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria deri në këto momente nuk është prekur nga koronavirusi.

    Manastirliu ka theksuar se janë kryer 36 raste testimi për koronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative. Manastirliu në një reagim për mediet bën me dije se janë shpërndarë 1.2 milionë maska mbrojtëse, duke shtuar se janë vënë 1 milionë dollarë në dispozicion.

    “Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi. Deri tani 36 raste testimi kanë rezultuar negative. Vijon pajisja me mjete mbrojtëse personale në spitale. Po shpërndahen 1.2 milion maska. Të gjitha strukturat e Shëndetësisë janë të fokusuara tek parandalimi”, tha Ogerta Manastirliu.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë, drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për jugun e vendit Kujtim Llapi, konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me koronavirus. Tri analiza kanë rezultuar negative, ndërsa 3 të tjera janë dërguar në ISHP.

    Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment