Aktualitet

150 euro për t’i çuar klandestinët drejt BE-së, arrestohen 4 persona në Maliq, një tjetër në kërkim

Mësohet se të arrestuarit, u merrnin emigrantëve nga 150 euro për t’I çuar drejt BE-së.
Featured image of article: 150 euro për t’i çuar klandestinët drejt BE-së, arrestohen 4 persona në Maliq, një tjetër në kërkim Foto ilustruese

MALIQ- Policia ka arrestuar 4 persona, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi po transportonin 8 emigrantë drejt vendeve të BE-së. Mësohet se të arrestuarit, u merrnin emigrantëve nga 150 euro për t’I çuar drejt BE-së.

Njoftimi i policisë:

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment