Rajoni

Shpalli fundin e pandemisë më 2 qershor, Mali i Zi konfirmon 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 8 raste të reja në Malin e Zi, ndërkohë që autoritetet vendase kishin shpallur fundin e pandemisë që prej datës 2 qershor.
Featured image of article: Shpalli fundin e pandemisë më 2 qershor, Mali i Zi konfirmon 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MALI I ZI- Të paktën tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, vendi i parë që shpalli fundin e pandemisë më 2 qeshor.

Lajmi është bërë me dije nga Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë mbrëmjes së  22 qershorit, por ka thënë se  më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.

Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19.  Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Por, më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirusin e ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Malin e Zi janë të infektuar 375 pacientë,  9 viktima dhe 315 të shëruar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment