Politike

FOTO/ Basha s’ndalet, bën sondazhin në Instagram: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit?

Lideri i PD-së ka postuar sot në InstaStory një sondazh, ku kërkon mendimin e qytetarëve, lidhur me transparencën e qeverisë për fondet e tërmetit.
Featured image of article: FOTO/ Basha s’ndalet, bën sondazhin në Instagram: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit? Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka zhvilluar disa takime me qytetarët, ku është njohur nga afër me problemet e tyre. Lideri i PD-së ka postuar sot në InstaStory një sondazh, ku kërkon mendimin e qytetarëve, lidhur me transparencën e qeverisë për fondet e tërmetit. Siç shihet edhe nga foto, 6% kanë besim tek transparenca e qeverisë dhe 94 % nuk besojnë tek qeveria.

Sondazhi i Lulzim Bashës

“Jepni mendimin tuaj! Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit”, shkruan Basha në InstaStory.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Tiranë që t’i pyesë rreth shpenzimeve ditore dhe se si ja dalin me problemet e përditshme.Pak ditë më parë Basha u takua me Verën, pensionisten që paguante 120 mijë lekë drita. PO ashtu Basha ka vizituar edhe një pikë servisi makinash ku takoi pronarin e pikës që quhej Nik, ku folën për xhiron ditore dhe shpenzimet.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “FOTO/ Basha s’ndalet, bën sondazhin në Instagram: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit?

  1. Lulzim Basha,peshendetje ju lutem beni naj gje se tek ju kam besim ,kan ngel shqiptar plot nmal tzi bashk me vllain tim ,jan pa buk qe tre kater dit ,ju lutem dergojini ni mjet qe ti marre ne ulqin ,ju lutem

Shto Koment