AktualitetRajoni

“Italia, vatra e shpërthimit të virusit në Europë”, konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk është e vërtetë, koronavirusi po qarkullon në të gjithë botën

Konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë italiane Walter Ricciardi, ka thënë se Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, pasi virusi po qarkullon në të gjithë botën.
Featured image of article: “Italia, vatra e shpërthimit të virusit në Europë”, konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk është e vërtetë, koronavirusi po qarkullon në të gjithë botën Walter Ricciardi

ITALI -Italia që prej së shtunës që kemi lëmë pas regjistroi dy viktimat e para të koronavirusit, ndërsa tashmë ku numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe të prekur janë mbi 400, ka bërë që ajo të quhet si qendra më e madhe e shpërthimit të koronavirusit në Europë.

Por siç duket, kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak zyrtarëve të lartë italianë të cilët i kanë kundërshtuar këto deklarata nga vendet e tjera fqinje.

Për këtë shkak konsulenti i Ministrisë së Shëndetësisë italiane Walter Ricciardi, ka thënë se Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, pasi virusi po qarkullon në të gjithë botën.

“Italia nuk është vatër e shpërthimit të epidemisë, virusi po qarkullon në të gjithë botën. Ne nuk mund ta imagjinojmë se çfarë do mund të ndodhte në vendet e tjera që mund të kenë situatën e Italisë në të ardhmen. Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e situatës“.- u shpreh Ricciardi.

Ndërsa në një konferencë për shtyp Ministri i Punëve të Jashtme në Itali Luigi Di Maio deklaroi: Askush nuk dëshiron të minimizojë situatën por në 7104 bashki, përfshihen vetëm mbi 10 me probleme infeksioni. Kriza në Itali është shumë e kufizuar. Italia ka bërë 10 mijë tampona, ne jemi një nga vendet që ka bërë më shumë kontrolle. Unë u them mediave në të gjithë botën që të pasqyrojnë buletinet zyrtare të mbrojtjes civile Italiane, përndryshe flukset turistike dhe markat italiane do të dëmtohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: Fanpage.it  

A.C/Dosja.al

Shto Koment