Politike

Greva e naftëtarëve në Poçem/ PD: Pushtetarët festojnë nëpër vende luksi, punëtorët i lënë në mëshirë të fatit

Përmes një postimi në Facebook, Baçi shprehet se adminstrata dje festoi nëpër vendet e relaksit dhe me kolektivin, por për grevistet nuk tregoi asnjë interesim.
Featured image of article: Greva e naftëtarëve në Poçem/ PD: Pushtetarët festojnë nëpër vende luksi, punëtorët i lënë në mëshirë të fatit Luan Baçi dhe grevistët

TIRANË– Partia Demokratike mbështet punëtorët e Poçemit të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Përmes një postimi në Facebook, Baçi shprehet se adminstrata dje festoi nëpër vendet e relaksit dhe me kolektivin, por për grevistet nuk tregoi asnjë interesim. Sipas tij ky është një turp!

REAGIMI I PLOTË I PD:

Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh. Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta. Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit. Sot si duket bejne formalitetet serioze…Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke. Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp. Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj. Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju jeni vellezerit tane. Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush. Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret,  ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme. Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Ketu beni dallimin :

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje. Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj. Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim.

Punonjësit e  nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem vijojnë grevën e urisë. Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. ranë tyre kanë shkuar mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore e cila sot është rënduar. Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata me 31 dhjetor 2019 nga ku furnizohet me energji dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment