Politike

Grevistët e Poçemit në ditën e pestë të qëndresës/ Luan Baçi: Mbështesim punëtorët, shteti të ndërhyjë menjëherë (VD)

Baçi ka shpërndarë në Facebook një video nga takimi me ta dhe shkruan ne emër të PD-së se mbështet grevën e punëtorëve.
Featured image of article: Grevistët e Poçemit në ditën e pestë të qëndresës/ Luan Baçi: Mbështesim punëtorët, shteti të ndërhyjë menjëherë (VD) Luan Baçi

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pestë të grevës. Ai mbështet punëtorët dhe i bën thirrje shtetit që të ndërhyjë menjëherë. Baçi ka shpërndarë në Facebook një video nga takimi me ta dhe shkruan ne emër të PD-së se mbështet grevën e punëtorëve.

“Sot ,në Poçem, me punonjësit e nën/stacionit elektrik dhe të pompimit të ujit.Ne ditën e 5 të grvës së tyre të urisë. Janë braktisur nga shteti, të harruar të nëpërkëmbur, të vjedhur.Ne jemi në mbeshtetje të tyre”, – shkruan Baçi krah postimit në rrrjetin social Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem vijojnë grevën e urisë. Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. ranë tyre kanë shkuar mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore e cila sot është rënduar. Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata me 31 dhjetor 2019 nga ku furnizohet me energji dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment