Sport

Nuk ishte në fushë, zbulohet arsyeja pse mungoi Cana në miqësoren e solidaritetit

mungesa e Canës në aktivitetin e brendshëm ka qenë më se e justifikuar.
Featured image of article: Nuk ishte në fushë, zbulohet arsyeja pse mungoi Cana në miqësoren e solidaritetit Lorik Cana me Bashkëshorten dhe djalin e vogël

TIRANË-Nga lista e ish-futbollistëve shqiptarë, të cilët ishin ftuar për të bërë ekipin kuqezi në turneun e bamirësisë që u zhvillua dje, u pa një mungesë e madhe. Lorik Cana nuk ndodhej në fushë, madje të gjithë u habitën pasi prisnin të rishihnin edhe një herë shpirtin luftarak të Canës.

Nga burime të sigurta u mësua, se mungesa e Canës në aktivitetin e brendshëm ka qenë më se e justifikuar. Pak ditë më parë Loriku ka njoftuar organizatorët e aktivitetit se e ka të pamundur për të qenë në Tiranë më 10 janar, sepse do të bëhet këto ditë baba për herë të dytë. Në këto kushte, Cana ka menduar t’i qëndrojë pranë bashkëshortes Monika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment