Showbiz

“Po përdor vajzën për t’u viktimizuar”, Loredana ia kthen prerë Mozzikut, fjalët prekëse të Oprah Winfrey: Ke frikë nga suksesi im (VD)

Në disa video të publikuara në profilin e saj në Instagram, Zefi ka publikuar fjalimin prekës të Oprah Winfrey, ku kjo e fundit dëgjohet të thotë se ka njerëz që frikëson nga suksesi i personave që e rrethojnë dhe se nuk duhet të shoqërohesh me ta.
Featured image of article: “Po përdor vajzën për t’u viktimizuar”, Loredana ia kthen prerë Mozzikut, fjalët prekëse të Oprah Winfrey: Ke frikë nga suksesi im (VD) Mozzik, Hana dhe Loredana
Përditësuar:

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për t’u viktimizuar. Në disa video të publikuara në profilin e saj në Instagram, Zefi ka publikuar fjalimin prekës të Oprah Winfrey, ku kjo e fundit dëgjohet të thotë se ka njerëz që frikëson nga suksesi i personave që e rrethojnë dhe se nuk duhet të shoqërohesh me ta.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën,”– dëgjohet të thotë Winfrey në fjalim, fjalë, me anë të të cilave siç duket Loredana ka vendosur t’i përgjigjet ish-partnerit të saj, Mozzik.

Një ditë më parë Mozzik komentoi intervistën e Loredanës, e cila shprehej se babain e fëmijës së saj do ta respektonte dhe donte gjithmonë. Me anë të disa statuseve, Mozzik i drejtohej Loredanës, të cilën e këshillonte të mos përdorte vazjën për t’u viktimizuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment