Aktualitet

Çonte shqiptarët drejt Anglisë, si ra në pranga ‘gangoja’ lituanez, pajiste klientët me pasaportat e sozive të tyre

Lituanezi u arrestua në aeroportin e Rigës në Letoni kur po bënte pushime me familjen e tij, shumë kohë pasi ishte shkëputur nga puna e pasaportave. Në miajin tetor të vitit të kaluar, Zvybas u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dërgua në burg në Strangeuays..
Featured image of article: Çonte shqiptarët drejt Anglisë, si ra në pranga ‘gangoja’ lituanez, pajiste klientët me pasaportat e sozive të tyre Lituanezi i prangosur
Përditësuar:

ANGLI– Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar shumë shtetas shqiptarë që të pajisen me pasaporta false në mënyrë që të mbërrijnë në Britanin ë Madhe. Mediat vendase shkruajnë se lituanezi i identifikuar si Irmantas Zvybas, njihej si gangster për shqiptarët, të cilët i ndihmonte me pasaporta dhe ishte në arrati prej tetë vitesh.

Lituanezi u arrestua në aeroportin e Rigës në Letoni kur po bënte pushime me familjen e tij, shumë kohë pasi ishte shkëputur nga puna e pasaportave. Në miajin tetor të vitit të kaluar, Zvybas u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u dërgua në burg në Strangeuays..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë Zvybasit i kanë mbetur vetëm 10 muaj burg, dhe pritet që të ekstradohet për në Lituani, ku do të jetojë tashmë pranë familjes. 30-vjeçari udhëtonte në shumë vende të ndryshme të botës, ku takonte shqiptarë, të cilët i pajiste me paporta false. Fillimisht lituanezi i takonte shqiptarët për t’i parë nga afër dhe më pas i ritakonte për t’u dhënë pasaportën me identitet të ri, por me një foto ku shihej një tjetër person, por me një ngjashmëri të frikshm eme shqiptarin në fjalë.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment