Aktualitet

Altin Avdyli ‘xhiro’ për zemrën nëpër Tiranë, të burgosurit: Duan të na vrasin! (Heshtje nga shteti)

  • I dënuari me 25 vite burg denoncon nga burgu i Peqinit: Kam frikë!
  • Përdhunoi vajzën, babai ‘monstër’ ankohet nga burgu: Jam i pafajshëm
  • Gjonaj ‘shigjeton’ gjyqtaren Hoxha: Kërkova hetim penal
  • U lirua Indrit Dokle për sjellje të mirë pak ditë më parë, e pas tij, u lirua edhe Ergys Kolaveri, i akuzuar si snajperisti që donte të vriste Gazmir Dacin. Emiljano Shullazi, rezultoi se ishte punësuar si bibliotekar, ndërkohë që sot, Altin Avdyli u filmua teksa hyri në Poliklinikën e Specialiteteve në kryeqytet.
    Featured image of article: Altin Avdyli ‘xhiro’ për zemrën nëpër Tiranë, të burgosurit: Duan të na vrasin! (Heshtje nga shteti) Indrit Dokle dhe Banda e Durresit

    TIRANË- Xhiroja e Dritan Dajtit në ish-bllok me një eskortë policie që e shoqëronte duket se ka qenë maja e ajsbergut. Që prej asaj dite, një sërë personazhesh të njohur të burgjeve, janë liruar ose kanë përfituar xhiro nëpër Tiranë. Kështu, u lirua Indrit Dokle për sjellje të mirë pak ditë më parë, e pas tij, u lirua edhe Ergys Kolaveri, i akuzuar si snajperisti që donte të vriste Gazmir Dacin. Emiljano Shullazi, rezultoi se ishte punësuar si bibliotekar, ndërkohë që sot, Altin Avdyli u filmua teksa hyri në Poliklinikën e Specialiteteve në kryeqytet.

    Arsyet duket se lidhen me shëndetin e tij, pasi burime të Dosja.al sqaruan se “Niçja” vuan nga një komplikacion zemre, ndërkohë që të burgosurit e burgut të Peqinit, telefonojnë njëri pas tjetrit në media për të denoncuar pabarazinë dhe keqtrajtimin nëpër qeli.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al ka tentuar të marrë një përgjigjie nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Agim Ismaili, por përgjigjie ende nuk ka ardhur. Kurse, ministrja Etilda Gjonaj, ka nxituar sot të reagojë për gjykatën “‘kçk”, por asnjë fjalë për burgjet…E njëjta gjë edhe përmes kanaleve të tjera të komunikimit, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale kanë nisur sakaq ‘bastet’ dhe memet për lirimin e emrave të mësipërm.

    (F.g/dosja.al)

    • 14:56

      LAJM I FUNDIT/ Paralajmërimi i PD: Po përgatitet lirimi i Arben Grorit

      DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

      Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.

      Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.

      Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.

      Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

      Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

      Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

      Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

      Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

      Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

      Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

      Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!

      Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.

      E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

    • 13:49

      Artan Hoxha ‘godet’ me ironi: Agim Kajmaku, mbahu! Mos na zhgënje…

      Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lirimin por edhe xhirot që personazhet e njohur të botës së krimit në Shqipëri bëjnë thuajse çdo ditë. Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha, teksa vë në dukje këtë fakt, ironizon me “luftën” që autoritetet i kanë shpallur ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

      “Kur të gjithë “çunat me emër” po dalin nga burgu, për cfare dreqin vazhdojnë ta kërkojne për të arrestuar kete Kajmakun?!!!! Mbahu Kajmak mos na zhgënje…”, shkruan gazetari.

    • 13:49

      Xhiroja tek Pazari i Ri, pas Dritan Dajtit, një tjetër i burgosur “VIP” del nga qelia dhe shkon në spital (FOTO)

       Altin Avdyli, kreu i bandës së Shijakut, i njohur edhe si “Niçja” është i burgosuri VIP numër 2 që lë hekurat e burgut për t’u vizituar. Tirana News ka publikuar sot një foto ku  shihen forcat e Sigurisë që kanë ‘blinduar’ zonën, ndërkohë që sipas dëshmitarëve brenda ndodhej Altin Avdyli. Ai është shoqëruar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hyrë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit.

      Altin Avdylaj, te Poliklinika nr.3

      Kreu i bandës së Shijakut, që u bë i famshëm për përgjimet e publikuara nga BILD, ku “Niçja” pretendohet se komunikonte me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.

    • 13:49

      I dënuari: Indrit Dokle ishte VIP këtu, jo si ne hallexhinjtë, të keqen vëllai, na rrezikohet jeta!

      Islam Lame, 53 vjeç, i dënuari që vuan dënimin në të njëjtin institucion nga ku u lirua për sjellje të mirë, Indrit Dokle, denoncon nga burgu i Peqinit në një komunikim telefonik me Dosja.al, dhunën që sipas tyre ushtrohet nga administrata e burgut të Peqinit, e kryesuar nga Mariglen Kadiu. Në bisedën që i burgosuri për vrasjen e baxhanakut të tij, pati me Dosja.al, theksoi se të burgosurit e thjeshtë dhe jo ata VIP në këtë burg dhunohen në mënyrë sistematike .  “U bënë 19 vite që jam në burg. Dhuna vjen nga Mariglen Kadiu, na ka futur njerëz që na kanë rrahur ne të dënuarve. Hiq nga një dhomë, ço në një dhomë. Më tha, do të ta bëj burgun ferr. Prokuroria e pushoi dhe e sollën prape. Filloi prapë duke na shkelur me këmbë. Në prezencë ka qenë edhe Maksimi. Shefi Ramadan Alla dhe Cim Hasa. Më kanë kërcënuar hapur. Këta nuk duan t’ja dinë fare. Sa morën vesh për kushëririn e çuan në SKV, për ata që janë me të meta mendore. Nuk kemi as avokat, iu kemi shkruar prokurorisë dhe ministrisë, të gjithëve. Drejtoria e burgjeve nuk e ka vrarë mendjen, ata duan t’i mbyllin gjërat, ndërkohë që jeta jonë është e rrezikuar.”-denoncon Lame. 

    • 12:29

      U dënua se përdhunoi për 16 vjet vajzën, babai ‘monstër’ : Jam i pafajshëm, më kanë manipuluar provat

      Pas daljes nga burgu të Ergys Kolaverit dhe Endrit Dokles duket se u janë rritur shpresat dhe të dënuarve të tjerë, për të përfituar nga manovrat e sistemit të drejtësisë. Një prej tyre është edhe Qirjako Nakuci i dënuar me 15 vjet për përdhunimin vajzës së tij, ndërkohë që në një komunikim me Fax News ai shprehet se po mbahet në qeli me pa të drejtë,pasi nuk e ka kryer aktin për të cilin është dënuar. Nakuçi shprehet se qëndron pa të drejtë prej 15 vitesh në burg, ndërsa thotë se ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për ta apeluar çështjen e tij në SPAK.

      Edhe sikur të kisha qenë kriminel nuk do të isha dënuar kaq, jam i pafajshëm. Akuzohem se kam përdhunuar vajzën 9-vjeçare e cila nuk është vajza ime biologjike. Ju lutem të më ndihmoni, të më nxirrni të drejën. Unë nuk e di të rrish 15 vite në burg, është ose të vrasësh veten, o nuk e di. I kam bërë dhe letër SPAK për rishikim të çështjes, kërkoj që të përjashtohet gjyqtari dhe prokurori i cështjes kanë manipuluar provat”, shprehet Nakuçi.

    • 11:50

      “Jam mes budallenjve, kam frikë se do më vrasin”/ I dënuari me 25 vite burg denoncon nga burgu i Peqinit, Maksim Hasa: Më kanë çuar në SKV, institucioni ma ka bërë për inat

      Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Sekotrin e Kujdesit të Veçantë padrejtësisht,  pas një urdhëri të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve. Hasa në një lidhje telefonike për Dosja.al u shpreh se ai nuk vuan nga problemet mendore dhe se e ka të pamundur që qëndrojë në këtë sektor. Sipas  tij, ky urdhër është dhënë për inat, pasi ai kohët e fundit ka refuzuar ushqimin në burgun e Peqinit. Hasa rrëfen i shqetësur se në këtë SKV, nuk e ka jetën të sigurt, pasi aty qëndrojnë të burgosur me probleme mendore dhe ka frikë se mund ta vrasin.

      “Jam Maksim Hasa, jam dënuar për vrasje me 25 vite burg. Kam bërë 13 vite e 4 muaj burg dhe kam për të bërë 11 vjet dhe 8 muaj burg. Jam dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë,  për vrasje brenda familjes, në fakt ishte aksidentale. Kam vrarë babain, kur kam qenë 19 vjeç, ka qenë aksidentale, pas debatit e shtyva dhe ra në tokë dhe vdiq. Ngjarja ka qenë në  debat e sipër. Nuk kemi shkuar mirë familjarisht. Na dhunonte të gjithëve, motrën, nënën, mua. Unë tani vuaj dënimin në burgun e Peqinit. Shefi i Policisë së Burgut, Hysni Ndreu, më tha që më ka ardhur një email nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më kanë çuar në SKV, në Sekotrin e Kujdesit të Veçantë,  ku aty ka persona me probleme mendore.  Unë nuk jam i sigurt për jetën aty. Më vret njeri natën, unë kam frikë. Unë kam qenë më herët në SKV por Komisioni në Tiranë vendosi që nuk jam për në SKV. Ermira Qiringji, ka qenë psikiatria dhe më ka nxjerrë pa probleme.  Unë nuk dua  të qëndroj këtu, nuk jam i sigurt.  Vetëm njëherë më kanë çuar dhe nuk jam kuruar aty. Ma bëjnë për inat, se kam refuzuar ushqimin. Institucioni ma ka bërë për inat.Që më dalë 16 jam në SKV,  mes budallenjve. “, u shpreh ai.

    Shto Koment