Bota

Qeni endacak sulmon brenda inkubatorit foshnjën e porsalindur, spitali privat në Indi kundërshton akuzat: Vdekja nuk erdhi për këtë shkak

Vdes fëmija i porsalindur në Indi për shkak se qeni endacak futet brenda spitalit dhe e sulmon në inkubator.
Featured image of article: Qeni endacak sulmon brenda inkubatorit foshnjën e porsalindur, spitali privat në Indi kundërshton akuzat: Vdekja nuk erdhi për këtë shkak Foto ilustruese

INDI– Në Indi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku foshnja e porsalindur është sulmuar rëndë nga një qen endacak dhe ka humbur jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se prindërit kanë rrëfyer që në momentin kur ndodhi ngjarja foshnja porsalindur ka qenë në incubator, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të qenit.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një spital privat në Indi, ku përveçse hetohoi  sesi ndodhi që një qen të futet brenda ambienteve të spitalit, policia po verifikoi edhe nëse ky institucion shëndetësor privat ishte me dokumentacion të rregullt dhe licencë apo jo.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, spitali ka dalur  edhe me një reagim duke sqaruar se fëmija i porsalindur nuk ka vdekur për pasojë të sulmit të një qeni, por as nuk kanë treguar detaje të reja se kush  ishte shkaku.

Familja gjithashtu akuzoi spitalin se po përpiqej të mbulonte ngjarjen,pasi ata pretenduan se u ofroheshin para për të heshtur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet tani e kanë mbyllur spitalin duke deklaruar se funksiononte pa licencë dhe mund të përballet me gjobitje.

India ka më shumë se 30 milion qen endacakë dhe rreth 20,000 njerëz vdesin nga tërbimi çdo vit, duke përbërë rreth 35 përqind të vdekjeve globale të shkaktuara nga virusi.

Javën e kaluar qentë u gjetën duke fjetur në shtretër në një spital të drejtuar nga qeveria në shtet, duke shkaktuar protesta lokale.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment