Showbiz

Vrasja e një gruaje kosovare nga oficerët serbë, Liam Neeson i kthen reston shqiptarëve! Ndryshe nga “Taken” vjen me një film të ri

Mësoni historinë e filmit më të ri të Liam Neeson...
Featured image of article: Vrasja e një gruaje kosovare nga oficerët serbë, Liam Neeson i kthen reston shqiptarëve! Ndryshe nga “Taken” vjen me një film të ri Aktori, Liam Neeson.

Aktori Liam Neeson do të rikthehet me një film të ri, tashmë në ‘ndihmë’ të shqiptarëve. Tarik Saleh është duke e drejtuar dramën e luftës në Kongo bazuar në një roman të akademikut kanadez dhe ish-politikanit Michael Ignatieff. Liam Neeson ka nënshkruar kontratën dhe do të jetë pjesë e filmit më të ri “Charlie Johnson in the Flames”.

Thrilleri rrotullohet rreth Charlie Johnson (Neeson), një reporter korrespondent i luftës i lindur në Amerikë i cili punon për BBC-në dhe dëshmon për vdekjen e një gruaje të re ndërsa mbulon një luftë në Kongo. Johnson, i përhumbur nga vdekja e saj, kthehet për të gjetur vrasësin e gruas së re, vetëm për t’u përfshirë në një rrjet dhune dhe intrigash.

Neeson njihet më së shumti për rolet në filmat dramatikë si: “Lista e Schindler”, “Taken”, “The Commuter” etj, por për shqiptarët do të ruhet gjatë në memorie, si aktori që luajti në filmat Taken dhe Taken 2 në të cilin u kritikua për kontekstin në të cilin ishin përcjellë imazhet e emigrantëve shqiptarë në Paris, si njerëz të krimit të organizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Gazetës Koha Ditore, në këtë film, mesa duket aktori Liam Nesson do të gjendet në anën e shqiptarëve, pasi do të kërkojë me ngulm zbulimin e një vrasësi të një gruaje me origjinë shqiptare. Romani i kanadezit Michael Ignatieff bën fjalë për gazetarin Charlie Johnson, i cili bashkë me kameramanin polak Jacek po mbulonte luftën në Kosovë. Në film paraqiten përpjekjet e reporterit, për të demaskuar vrasjen dhe për të kapur ushtarin serb.

Burimi: The Hollywood Reporter

R.L/Dosja.al

Shto Koment