Aktualitet

Nuk iu bindën urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë 9 familje rome dhe egjiptiane

Pasi nuk iu bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët, të cilët kundërshtuan vendimin.
Featured image of article: Nuk iu bindën urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë 9 familje rome dhe egjiptiane Romët duke u ngrohur jashtë

LEZHË- Pasojat e termetit të 26 nëntorit po ndjehen çdo ditë nga qytetarët që kanë humbur banesat e tyre. Këto ankesa vijnë në lidhje me trajtimin e tyre kryesisht në lidhje me bonusin e qirasë.

Rasti i mbrëmjes së sotme është shënuar në qytetin e Lezhës ku 9 familje rome dhe egjiptiane në Lezhë po e kalojnë natën jashtë, pasi u nxorrën me forcë  nga palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” ku qëndronin të strehuar që pas termetit të 26 nentorit.

Pasi nuk iu bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin .

Banorwt thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyrws.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mbështetje të tyre ishte dhe sekretarja e degës së Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, e cila e konsideroi të patolerueshme situatën e krijuar dhe kërkoi strehim të menjëhershëm të këtyre familjeve.

Marrë nga Faxweb 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment