Bota

“Është 8 herë më i fortë se gripi.”Nobelisti që qetësoi kinezët jep mesazhin: Virusi po ngadalësohet, njerëzimi do të mbijetojë

Nobelisti i njohur izraelit, Michael Levitt papritur u bë një zë qetësueses për Kinën në kulmin e pandemisë së koronavirusit. Tani ai tregon se sipas statistikave virusi është në rënie.
Featured image of article: “Është 8 herë më i fortë se gripi.”Nobelisti që qetësoi kinezët jep mesazhin: Virusi po ngadalësohet, njerëzimi do të mbijetojë Michael Levitt

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se ndryshe nga raporte të tjera të bëra publike se koronavirusi do vijojëj të rritet, ai thekson se përhapja e këtij virusi vdekjeprurës kinez do të vijojë të bjerë.

Përmes disa mesazheve që Levitt u nisi miqve të tij në Kinë pasi u përkthyen në gjuhën kineze dhe u bënë virale, ai u bë njeriu më  shpresë dhënës dhe më  i njohur në këto kohë të vështira koronavirusi.

Me të vërtetë parashikimi i tij bindi kinezët  por edhe botën, sepse  ditët  e fundit Kina shënoi rastet më të ulëta që prej shpërthimit të koronavirusit. Prej 7 shkurtit në Kinë nisi të bjerë niveli i përhapjes.

Levitt thotë se sigurisht që pandemia do të vijojë rrjedhën e saj, por ai shton se masat e marra nga çdo shtetet kanë ndihmuar në zhdukjen e tij. Kujtojmë që Levitt mori çmimin e tij Nobel për kimi në vitin 2013.

“Kur ata na u përgjigjën, duke përshkruar se sa e ndërlikuar ishte situata e tyre, unë vendosa të bëj një vështrim më të thellë të numrave me shpresën për të arritur në një përfundi. Shkalla e infeksionit të virusit në provincën Hubei u rrit me 30% çdo ditë – kjo është një statistikë e frikshme. Unë nuk jam një ekspert i gripit, por mund të analizoj numrat dhe kjo është rritje eksponenciale.Me këtë ritëm, e gjithë bota duhet të ishte infektuar brenda 90 ditësh.”-tha Levitt.

Por më vonë tendenca nisi të ndryshjë. Kur Levitt filloi të analizojë të dhënat në 1 shkurt, Hubei kishte 1,800 raste të reja çdo ditë dhe brenda gjashtë ditësh ky numër arriti në 4.700.

“Më 7 shkurt, numri i infeksioneve të reja filloi të bjerë në mënyrë lineare dhe nuk u ndal.Një javë më vonë, e njëjta gjë ndodhi edhe me numrin e vdekjeve.Ky ndryshim dramatik shënoi pikën mesatare dhe mundësoi parashikim më të mirë se kur do të përfundojë pandemia. Bazuar në këtë, arrita në përfundimin se situata në të gjithë Kinën do të përmirësohet brenda dy javësh. Dhe, me të vërtetë, tani ka shumë pak raste të reja infeksioni.”- u shpreh nobelisti.

Menjëherë pasi ai u nisi miqve të tij nën Kinë mesazhin për koronavirusin dhe mesazhi u bë shumë viral atje, njerëzit me shumë të drejtë kërkonin të dinin nëse informacioni që po ju jepej ishte i saktë.

 “Kështu e dija se duhej të vazhdoja. Mund të kisha thënë, po, dhe kjo është ajo që pikërisht unë bëra.Rastet e reja raportoheshin çdo ditë nga subjekte të ndryshme, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO).Bazuar në zvogëlimin e numrit të rasteve të infeksionit dhe vdekjeve virusi ndoshta do të zhduket nga Kina deri në fund të marsit. Çdo pacient me koronavirus në Kinë infekton mesatarisht 2.2 persona në ditë,  një rritje që mund të çojë në një katastrofë. Por numri filloi të binte, dhe numri i infeksioneve të reja tani është afër zero. Edhe nëse norma e interesit për kursimet vazhdon të bjerë, ju prapë fitoni para. Në modelet e rritjes eksponenciale, ju supozoni se persona të rinj mund të infektohen çdo ditë, sepse vazhdoni të takoni persona të rinj.Ju mund të takoni njerëz të rinj në transportin publik, për shembull; por edhe në autobus, pas ca kohësh shumica e pasagjerëve ose do të infektohen ose do të jenë imunë. Një arsye tjetër që shkalla e infeksionit është ngadalësuar ka të bëjë me distancimin.Ju nuk përqafoni çdo person që takoni tani në rrugë, dhe do të shmangni takimin ballë për ballë me dikë,”- deklaroi Levitt.

Sipas tij izolimi i njerëzve në karantinë bën një ndryshim, por gjithashtu ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë.

Ne e dimë që Kina ishte nën karantinë pothuajse të plotë, njerëzit u larguan vetëm nga shtëpia për të bërë blerje thelbësore dhe shmangën kontaktet me të tjerët. Në Ëuhan, i cili kishte numrin më të madh të rasteve të infeksionit në provincën Hubei, të gjithë kishin një shans të infektoheshin, por vetëm 3% u infektuan. Edhe në Princess Diamond, shkalla e infeksionit nuk arriti të shkonte në nivelin 20%”. Bazuar në këto statistika, ai arriti në përfundimin se shumë njerëz thjesht janë natyrshëm imunë ndaj virusit.”-  tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa sa i përket përhapjes masive të koronavirusit në Itali është një çëshje teje shqetësues, tha Levitt, duke treguar se shkak për këtë është përqindja më e lartë e të moshuarve në krahasim me Kinën.

“Për më tepër, kultura italiane është shumë e ngrohtë dhe italianët kanë një jetë shumë të pasur shoqërore. Për këto arsye, është e rëndësishme të mbani njerëzit larg dhe të parandaloni që personat e sëmurë të jenë në kontakt me njerëz të shëndetshëm”.- tha ai.

Ndër të tjera Levitt sqaron se qeveria kineze ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka arritur të fitojë kontroll të plotë të virusit, pasi tanimë rastet pothuajse janë zero.

“Aktualisht, unë jam më i shqetësuar për SHBA. Ajo duhet të izolojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në mënyrë që të fitojë kohë për përgatitje. Përndryshe, mund të përfundojë në një situatë ku do të infektohen 20,000 persona në të njëjtën kohë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor do të jetë në kaos. Izraeli aktualisht nuk ka raste të mjaftueshme për të bërë një bilanc. Sa më të rrepta të jenë masat mbrojtëse të marra, aq më shumë ata do të kenë kohë për t’u përgatitur për trajtimin e nevojshëm të të infektuarve dhe për të zhvilluar një vaksinë.”-thotë ai, por nuk bën parashikme globale.

“Diamond Princess” ishte rasti më i keq. Nëse e krahasoni anijen me një vend, ne po flasim për 250,000 njerëz që qëndrojnë kaq afër me njeri-tjetrin në një vend kaq të vogël. Është katër herë më shumë me njerëz se sa në Hong Kong. Për më tepër, anija kishte një sistem qendror të kondicionimit dhe ngrohjes. Këto janë kushte jashtëzakonisht të rehatshme për virusin dhe vetëm 20% ishin të infektuar. Është shumë, por mjaft e ngjashme me nivelin e infeksionit të gripit të zakonshëm.“-tha nobelisti.

Në fund ai jep edhe këshillën e tij për të gjithë njerëzit nën mbarë botën: Duhet të mendoni për virusin sikur është një grip i rëndë. Është katër deri në tetë herë më i fortë se një grip i zakonshëm, dhe megjithatë, shumica e njerëzve do të mbetën të shëndetshëm dhe njerëzimi do të mbijetojë.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: calcalistech.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment