Bota

“Do jemi mirë.” Nobelisti qetëson njerëzit: Ka shenja të ngadalësimit të koronavirusit

Los Angeles Times ka shkruar se Levitt ka ritheksuar se epidemia do të largohet shumë më shpejt nga sa është menduar, ashtu siç ndodhi edhe në Kinë.
Featured image of article: “Do jemi mirë.” Nobelisti qetëson njerëzit: Ka shenja të ngadalësimit të koronavirusit Foto ilustruese

KALIFORNI– Mes kësaj gjendje të rënduar si shkak i koronavirusit njerëzit e kanë të vëshirë të qetësohen, por nobelisti i njohur amerikan, Michael Levitt ka tërhequr  vëmendjen e të gjithëve me parashikimet e tij.

Kjo pasi ai u bë shumë i famshëm, kur parashikimi i tij rezultoi i vërtetë që kriza e koronavirusit në Kinë nuk do të zgjaste shumë.

Los Angeles Times ka shkruar se Levitt ka ritheksuar se epidemia do të largohet shumë më shpejt nga sa është menduar, ashtu siç ndodhi edhe në Kinë.

Megjithatë ai ka thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullin e distancës mes dy personave. “Kjo nuk është koha për të dalë për të pirë me miqtë tuaj.”–  tha ai.

“Ajo që na duhet tani është që të mos bëjmë panik. Do jemi mirë. Numrat janë akoma të paqartë, por ka shenja të qartë të ngadalësimit të rritjes. Situata e vërtetë nuk është aq e tmerrshme sa ata e bëjnë.”– është shprehur nobelisti.

Kujtojmë që Levitt parashikoi në shkurt se Kina do regjistronte 80 mijë raste me Covid-19 dhe 3250 vdekje. Deri më 16 mars, qeveria kineze raportoi 80.298 pacientë të  infektuar dhe 3245 viktima nga koronavirusi, ndërsa sot më 25 mars në Kinë nuk ka më raste të reja dhe gjendja po shkon drejt normalitetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Parashikimi i saktë i  Levitt për Kinën ka ndihmuar që mijëra njerëz të qetësohen nga kjo situatë e vështirë që është krijuar nga  koronavirusi.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: latimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment