AktualitetPolitike

Lefter Alla kryebashkiaku që merr drogë? Flet socialisti: Shantazh politik

  • Artan Hoxha dhe Gaz Bardhi: Kryebashkiaku drogohet, e kemi parë vetë!
  • “E di që është turp…”, VIDEO duke marrë drogë, Alla: Shantazh!
  • Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. 
    Featured image of article: Lefter Alla kryebashkiaku që merr drogë? Flet socialisti: Shantazh politik Lefter,Alla, kryetar i bashkise Bulqize
    Përditësuar:

    TIRANE- Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale deklaratat e gazetarit Artan Hoxha dhe sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se një kryetar bashkie, i Partisë Socialiste konsumon lëndë narkotike. Faxweb.al ka hulumtuar për këtë çështje, dhe ka zbuluar se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla,për të cilin Bardhi dhe Hoxha, thanë se ka edhe një video, ku ai shfaqet duke marrë drogë. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror. (REFERENCA Lexo këtu)

    Deklaratat e Bardhit dhe Hoxhës dje:

    Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi publikimin e videos.

    Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

    Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.

    Familja Alla, njihet edhe më herët për lidhjet me lëndët narkotike. Në muajin nëntor 2019, djali i Lefter Allës, Enio, u arrestua pasi u kap me disa doza hashashi. Alla u arrestua pas një kontrolli rutinor që atij iu bë teksa po qarkullonte në Tiranë me automjetin e tij. Në momentin e ndalimit  djali i kryebashkiakut  bëri të “fortin” para policëve pasi u tha: ‘Pse nuk e njihni babain tim ju?!’

    Ndërkohë që më 18 shtator të vitit të kalur, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur  me armë zharri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    Shto Koment