LIVE UPDATES
Politike

“Janë kapur me presh në duar”/ Salianji flet sërish për videon e Lefter Allës: S’është ndonjë gjë e re

24 Janar 2020, 12:31 Nga DOSJA
“Janë kapur me presh në duar”/ Salianji flet sërish

TIRANË- I ftuar në studion e “ABC Neës”, me Juli Xhokaxhi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për videon e kryebashkaikut të Bulqizës, Lefter Alla që u filmua duke pirë lëndë narkotike. Salianji u shpreh se një kryetar bashkie duke thithur drogë është sot thelbi i diskutimit, ndërsa theksoi se kjo nuk është ndonjë gjë e re për të dhe se nuk ka ndonjë lajm në këtë histori.

“Institucionet duhet të ishin mankthi i banditëve dhe kriminelëve, ndërkohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në institucione publike. Nuk ka lidhje PD, nuk kam pasur dijeni deri ditën që video është shfaqur, dhe padiskutim reagimi jonë ishte i menjëhershëm. Edhe reagimi i qeverisë duhet të jetë i menjëhershëm për ta shkarkuar. Nuk është ky rasti i parë. Këta vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë pavarësisht se janë kapur me “presh në duar” si shkelës”, tha Salianji.

Gjithashtu ai u shpreh se ka shumë denoncime në çdo zonë për kryetarët e bashkisë.

“Kemi deputetë me precedent të rëndë penal, ky njeri sot ndan me krimin pushtetin. Kryetarja e bashkisë së Durrësit iku për shkak se ia dorëzoi sërish krimit Bashkinë. Çfarë ka pasur të dënuar nga koha e PD po dalin tani. Ka kaq shumë denoncime në çdo zonë për kryetarët e bashkisë. Janë plotësisht mjaftueshëm për të tronditur opinioni publik. Nuk ka rëndësi të madhe se kush janë emrat e tjerë. Kanë zaptuar zyrat e bashkive për shkak të përfshirjes së Ramës drejtpërdrejt me krimin”, tha më tej Salianji.

Pyetje: Uleni në tryezë me njerëz që i keni konsideruar se duhet të jenë pas hekura.

Salianji: Nuk mund ta zgjedhim dot drejtpërdrejtë kundërshtarin politik, i vetmi kusht i Bundestagut ku ne mund të japim kontribut është reforma zgjedhore. Nuk ka asnjë diskutim që nesër atë qeverisje do ta çojmë para drejtësisë penale, më konkretisht , Damian Gjiknurin.

Pyetje: Pse tani zgjodhët të uleni me kundërshatarin ndërkohë që Rama ka bërë thirrje edhe më parë për të diskutuar.

Salianji: Gjithçka ka të bëjë më kohën, nuk kishte të njëjtën vëmendje ndërkombëtare ndaj Shqipërisë, Rama e kërkonte uljen në tryezë për propagandë. Për shkak të aksionit tonë politik 6 mujor u kthye vëmendja e ndërkombëtare duke vendosur edhe kushtet e Bundestagut.

Zgjedhje të parakohshme pas miratimit të reformës zgjedhore?

Salianji: Nuk mund ti themi jo ndryshimit politik. Ka një trysni ndërkombëtare ndaj Ramës për të bërë ndryshim. Po kërkojmë që të garantojmë kushtet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kërkojmë largimin e Ramës.

Më tej ai tha se një njeri që përfshin bandit në vendimmarrje do të rezistojë, por ne do ta çmontojmë. “Ndëshkimi i personave që janë kapur me shit-blerjen e votës”, tha Salianji.

Sa i përket skandaleve të qeverisjes Rama, a është paaftësi e opozitës për të rrëzuar këtë qeveri?

Kanë qenë insistimet tona për të zbuluar skandalet me denoncime. Ka shumë njerëz që mendojnë s kjo punë zgjidhet me armë. Por ne kemi bërë denoncimet , kemi paraqitur opsionet tona për çdo skandal të qeverisjes. Po përdorim të gjitha mekanizmat që ne ta shkurtojmë jetën e qeverisë për shkak se Shqipëria po shkon keq e më keq.

Ne rast se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, cili do të jetë reagimi i opozitës?

Salianji: Kemi një çmontim të qeverisjes në sytë e publikut dhe një rritje të PD. Kemi ndjekur një strategji që të çojmë rrëzimin e Ramës për sa më pak kosto për shqiptarët. Presioni të çon në largim, por dikush që thith tasim me kokainë nuk largohet nga presioni politik. Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh më tej Salianji.

Pyetje: Në rast se zgjedhjet e parakohshme realizohen dhe Edi Rama fiton?

Salianji: Në çfarëdo lloj zgjedhjesh të kemi PD dhe opozita është qeverisja e nesërme.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji lefter alla lefter alla merr kokaine ervin salianji lefter alla lefter alla merr kokaine

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni