Showbiz

FOTO/ Sara Hoxha përgatit armë, thikë dhe doreza grushti, flet për tradhtinë e Ledri Vulës: Mos e provofsha

Sara Hoxha është përgjigjur se si do të vepronte, nëse tradhtohej nga i dashuri.
Featured image of article: FOTO/ Sara Hoxha përgatit armë, thikë dhe doreza grushti, flet për tradhtinë e Ledri Vulës: Mos e provofsha Reperi Ledri Vula dhe e dashura, Sara Hoxha.

TIRANË– Bukuroshja Sara Hoxha, është vajza që i ka rrëmbyer zemrën reperit kosovar, Ledri Vula. Tashmë një personazh i njohur për publikun, Sara ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera është pyetur dhe për fenomenin e tradhtisë.

“Çfarë kishe bërë nëse do të kishte tradhtuar i dashuri?”,– është pyetja e një prej ndjekësve, ndërsa Sara Hoxha e ka dhënë përgjigjen e saj, duke nxjerre një foto me armë të ftohta.

Postimi i Sara Hoxhës.

“Mos e provofsha,”– shkruan Sara ndërsa në foto paraqiten, pistoleta, thika e mjete për sulm. Me sa duket ajo qenka tepër xheloze, dhe Ledri Vula duhet të mendohet mirë, përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çifti janë prej kohësh bashkë, pavarësisht se kanë preferuar të mbeten jashtë vëmendjes së publikut. Foto dhe video të Ledrit dhe Sarës janë ndarë herë pas here në rrjete sociale, por ata kanë zxgjedhur të mos flasin publikisht për romancën e tyre.

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment