Diaspora

Lazim Destani pas Maqedonisë, dhuron mijëra tableta edhe për fëmijët në Kosovë mes krizës së Covid-19

Pas Maqedonisë, mijëra tableta nisin të shpërndahen dhe në Kosovë, të dhuruara nga “Ecolog” dhe familja e Lazim Destanit, për nxënës nga familje në nevojë.
Featured image of article: Lazim Destani pas Maqedonisë, dhuron mijëra tableta edhe për fëmijët në Kosovë mes krizës së Covid-19 Lazim Destani

KOSOVË– “Përgjatë periudhës që po përballemi me pandeminë, Ecolog International vjen me donacion për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë. Siç dihet tashmë, ndër masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 erdhi dhe ndërprerja e mësimit në shkolla për të kaluar në formën e mësimit online. Kalimi i mësimit në këtë formë ua bëri të pamundur ndjekjen e mësimit shumë nxënësve që u mungonin pajisjet adekuate teknologjike e që familjet e tyre nuk ishin në gjendje t’ua siguronin këto. Përmes këtij donacioni synohet zbutja e kësaj situate, duke ua mundësuar ndjekjene mësimit nga shtëpia edhe nxënësve nga kjo kategori shoqërore”, thuhet në njoftim.

Filantropi dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani sa i përket kësaj nisme tha:  “Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë thanë se projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi, ndërsa për nxënësit në veçanti, janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë sonë.

“Ky projekt ka qenë një sfidë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të pajisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Kosovë. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit dyjavor të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoni, ndërsa përgjegjësia shoqërore e “Ecolog International” në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti.

Nga ana tjetër përmes angazhimeve private vetë filantropi Lazim Destani dhe përmes sipërmarrjeve të familjes së tij, vetëm gjatë pandemisë së Covid-19 ka mbështetur edhe shumë segmnete tjera të shoqërisë si shëndetësia apo familjet në nevojë.

Marrë nga  Diasporashqiptare.al

Shto Koment