Aktualitet

“Kadal mer burrë”/ Kujtoi 11-janarin si ditën e Republikës së Shqipërisë, Lame përplaset me Kaprin: Datë diktature!

Ndër rreshta, Lmae shkruan se askush nuk ka pasur mirësinë ta kujtojë këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë.
Featured image of article: “Kadal mer burrë”/ Kujtoi 11-janarin si ditën e Republikës së Shqipërisë, Lame përplaset me Kaprin: Datë diktature! Artan lLame dhe Erald Kapri
Përditësuar:

TIRANË– Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka replikuar sot me studiuesin Erald Kapri. Në një status në rrjetet sociale, lame ka kujtuar 11 janari, ditën e shpalljes së Shqipërisë Republike. Ndër rreshta, Lmae shkruan se askush nuk ka pasur mirësinë ta kujtojë këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë.

REPUBLIKA E DYTË Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e dhjetorit 1945, e shpalli Shqipërinë “Republikë” dhe vetë u shndërrua në Kuvend Popullor. Deri në atë moment, duke filluar prej shtatorit 1928, Shqipëria kishte qenë “Monarki”. Kuvendi i sotëm është vijues juridik i atij Kuvendi të ‘46-ës; Republika e sotme është vijuese e pandërprerë e asaj republike; deri para disa vjetësh edhe ligjet numëroheshin sipas renditjes së atij Kuvendi; e megjithatë sot askush nuk ka kurajën ta kujtojë atë akt, Njëra palë sepse e quan rrënjën e gjithë të zezave të botës, pala tjetër kompleksohet se mos e akuzojnë për nostalgji komuniste. Republikat mund të jenë të mira apo të këqia, ashtu sikundër mbretërit mund të jenë të mirë apo xhahilë, por sidoqoftë janë fakte historike, që nuk mund të fshihen. Avazi jonë i vjetër ka qenë dhe vazhdon të jetë që, kur s’na pëlqen fakti, të mos bëjmë një fakt më të mirë, por thjesht të fshijmë a fshehim faktin e vjetër. Le ta shajmë sa të duam atë Republikë, ta dënojmë për krimet që ndodhën dje, apo për paaftësinë tonë për ta ndërtuar siç duhet sot, por datën s’ia fshijmë dot nga kujtesa. Me ç’pashë (ndjesë nëse gaboj) asnjëri prej institucioneve të larta të Republikës, nuk pati mirësinë dinjitoze të kujtonte faktin historik që Republika që ata qeverisnin është shpallur më 11 janar 1946. Sqarim. E quajta “Republika e dytë” sepse kjo e ‘46-ës është republika e dytë e shqiptarëve, pasi 21 vjet përpara saj, në janar 1925, ata i kishin dhënë për herë të parë shtetit të tyre emërtimin “REPUBLIKA SHQIPTARE”,”- shkruan Lame.

Në këtë status, Kapri ka komentuar duke shprehur qëndrimin e tij. Sipas studiuesit, data e 11 janarit është një datë e imponuar dhe simbolikë e diktaturës.

Ta propozonte kete dikush tjeter edhe mund te pertypej por jo Artan Lame. Si mundet te njohim Dite te Republikes, nje date te imponuar, simbolike te diktatures, te imponuar pas zgjedhjeve farse te 1945-es kur nderkohe tradita republikane ne Shqiperi fillon me Kongresin e Lushnjes dhe kurorezohet me republiken e pare me Ahmet Zogun ne 1925-en. Historia s’mund te nise me c’ka propozonte partia. Republika e ‘46-es eshte nje kujtim i hidhur per shqiptaret ndaj nuk meriton as respekt, as perkujtim por vetem reflektim per te kaluaren e veshtire. Respektin e meritojne patriotet shqiptare te Kongresit te Lushnjes dhe vitet e arta qe pasuan te parlamentarizmit dhe republikanizmit shqiptar,”– shkruan Kapri, ndërkohë që as Lame s’e ka lënë pa replikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Erald, me kadal he burre!!! Une skam propozuar ABSOLUITISHT asgje. Thjesht thashe qe me 11.01.1946, u shpall Republika. Kaq. Nuk je dakord me mua per kete?”- vijon Lame.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment