
VLORË- Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në vendin e quajtur “Rruga e Re”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 3 persona, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
(a.m/dosja.al)