Aktualitet

Shpërthen bidoni i benzinës në lokal, plagosen tre persona në Gramsh, dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)

Raportohet se të lënduarit janë dërguar në spitalin e QSUT-së, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Shpërthen bidoni i benzinës në lokal, plagosen tre persona në Gramsh, dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT) Foto ilustruese

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sobë druri ka shpërthyer në flakë, në një lokal, teksa po e ndiznin me benzinë, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Raportohet se të lënduarit; Artan Hamati, Ajri Plakalliu dhe Erjon Hida. janë dërguar në spitalin e QSUT-së, ku  ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e incidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gramsh/ Informacion paraprak

Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment