Aktualitet

U fut me armë në argjendari në Elbasan dhe mori 30 mijë euro florinj, ‘skifteri i Durrësit’ bie në pranga pas një sërë vjedhjesh (HISTORIA)

27-vjeçari, ka marrë armën dhe është futur paraditen e sotme në argjendarinë “Diamant” në Elbasan, ku ka kërcënuar me armë shitësen dhe ka marrë një sasi floriri me vlerë 30 mijë euro. 
Featured image of article: U fut me armë në argjendari në Elbasan dhe mori 30 mijë euro florinj, ‘skifteri i Durrësit’ bie në pranga pas një sërë vjedhjesh (HISTORIA) Argjendaria dhe Astrit Thaçi

ELBASAN– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, vijon të bëjë grabitje, pavarësisht se është shpallur në kërkim për një tentativë vjedhjeje në Durrës, ku la të plagosur pronarin e banesës, Rexhep Terziun. 27-vjeçari, ka marrë armën dhe është futur paraditen e sotme në argjendarinë “Diamant” në Elbasan, ku ka kërcënuar me armë shitësen dhe ka marrë një sasi floriri me vlerë 30 mijë euro. 

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë. Por arratia e tij mori fund mbrwmjen e sotme. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. Por Astrit Thaçi u vu nw prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit, mbrëmjen e sotme, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.  Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.

(a.m/f.m/dosja.al)

  • 21:46

    Merr fund arratia e ‘skifterit të Durrësit’, Astrit Thaçi prangoset në Tiranë, grabitjet për të cilat do të japë llogari

    Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit. Burime nga policia bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është arrestuar disa orë pasi grabiti argjendarinë në Elbasan. 27-vjeçari u vu në pranga mbrëmjen e sotme, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës.

  • 19:48

    Në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut, ‘skifteri i Durrësit’ Astrit Thaçi grabit argjendarinë në Elbasan, vetëm 20 metra larg policisë

    Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, dyshohet të jetë personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. I armatosur, Thaçi u fut sot në argjendarinë në Elbasan, kërcënoi punonjësen dhe mori një sasi florinjsh me vlerë 30 mijë euro. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë. 

    Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

    Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua. Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.

  • 14:10

    Grabitja e argjendarisë në Elbasan, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

    Foto nga vendngjarja

    Policia ka identifikuar autorin e grabitjes së argjendarisë në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij. Burime bëjnë me dije se autori  ka vjedhur materiale me vlerë rreth 30 mijë euro nga argjendaria.

    Njoftimi i policisë:

    Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan,  vijon puna për kapjen e tij. Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një   agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

    Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”,  Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku  falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur  idetifikimi  i autorit dhe vijon puna  për  kapjen e tij. Nê vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

  • 13:27

    Grabitja e argjendarisë/ Autori kërcënoi punonjëset dhe mori bizhuteritë, shoku e priti në makinë

    Argjendaria e grabitur

    Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Elbasan. Dyshohet se protagionistë të vjedhjes kanë qenë dy autorë. Njëri nga autorët ka qëndruar në makinë dhe tjetri ka hyrë i armatosur në argjendari, duke marrë një sasi bizhuterish. Në argjendari ndodheshin dy punonjëset e dyqanit, të cilat kanë dhënë dëshminë e tyre në polici. Dyshohet se një person ka ndihmuar autorin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja.

Shto Koment