Aktualitet

Greva e urisë në Ballsh, rëndohet gjendja shëndetësore e një grevisti (EMRI)

Mësohet se Baci Muça ka shfaqur temperaturë të lartë dhe tharje goje gjatë grevës së urisë.
Featured image of article: Greva e urisë në Ballsh, rëndohet gjendja shëndetësore e një grevisti (EMRI)

BALLSH- Në ditën e dytë të greves së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Mësohet se Baci Muça ka shfaqur temperaturë të lartë dhe tharje goje gjatë grevës së urisë. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar ambulanca, ndërkohë që në orët e pasdites në katin e dytë të Uzinës ku po zhvillohet greva e urisë kanë mbërritur edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem janë sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë, pasi kanë 27 rroga pa marrë. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, kanë vizituar grevistët e Poçemit dhe ato të Ballshit, ku edhe kanë dëgjuar ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment