LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si u përjashtuan nga lagjja e re e pastërmetit, familjet kundërshtare

14 Janar 2020, 13:33 Nga DOSJA
Si u përjashtuan nga lagjja e re e pastërmetit, familjet

SHKODËR- Pasoja që la tërmeti i 15 prillit 1979, në Shkodër, ku humbën jetën 35 persona dhe u shkatërruan pothuajse plotësisht lagjja Bahçallëk dhe fshatrat e N/Shkodrës, pranë bregut të Bunës, edhe sot pas 40 viteve janë të freskëta në kujtesën e shkodranëve, në qytet e fshatra. Duke lexuar mbresat e ish-sekretarit të parë të Komitetit të Partisë Shkodër, Muho Asllani, për atë që ishte realizuar në pesë muaj, duke ngritur në këmbe lagje e fshatra të rinj, nuk mund të vihet në diskutim se solidariteti dhe puna vullnetare e gjithë Shqipërisë, demonstrohej në vitet e diktaturës komuniste, ku çdo neglizhim e mungesë pjesëmarrjeje në këtë aksion kombëtar, konsiderohej, siç thotë vetë autori, “punë armiqësore”.

Aksioni kombëtar në Shkodër, u kurorëzua me mitingun e inaugurimit të Lagjes se Re Bahçallëk, ku ishte vetë i pranishëm diktatori Enver Hoxha me Byronë Politike. Por këtë të drejtë, për të gëzuar në trojet e tyre shtëpitë e reja, nuk e patën tri familje nacionaliste, të njohura në Shkodër e gjithë Shqipërinë. Familjet Daca, Nika e Dizdari që kishin jetuar në shtëpitë e tyre në hyrje të Urës së Bahçallëkut u detyruan me forcë të linin shtëpitë e tyre, edhe pse nuk ishin dëmtuar sa për t’u rrafshuar. Trashëgimtarët e këtyre familjeve, Tomorr Daca e Albert Zef Nika, tregojnë se si në praninë e kryetares së Komitetit Ekzekutiv të qytetit, Lajde Banushi, u detyruan të linin shtëpitë e tyre, duke jetuar në çadra, ose në të kundërt, për moszbatimin e urdhrit do të internoheshin. Me shpresën se edhe ato familje do të hynin në shtëpitë e reja të Bahçallëkut, ndodhi zhgënjimi më i papritur e i hidhur, pas vuajtjeve në burgjet politike dhe internimet.

Komiteti i Partisë kishte hartuar edhe një herë, si në vitet e para të çlirimit, dëbimin, një projekt ogurzi që në Bahçallëk e në Shkodër, la shije të hidhur. E kjo bëhej për të vetmin fakt që trashëgimtarët e familjeve Daca, Nika e Dizdari, si familje të njollosura në biografi, nuk duhej të ishin prezent në këtë inaugurim përballë diktatorit.

Po kush ishin familjet nacionaliste Daca, Nika e Dizdari?

Trashëgimtarët e familjes Daca, vëllezërit në moshë mbi 50-60 vjeçare, Sabrija e Feridi, e kishin ndier deri në palcë persekutimin komunist, pasi vëllezërit e tyre, Ruzhdi e Danish Daca, eksponentë të Ballit Kombetar, ishin larguar nga Shkodra me grupin e nacionalistëve të njohur të Ballit Kombëtar e Legalitetit, disa ditë para hyrjes në Tiranë të Qeverise Komuniste të Enver Hoxhës. Këtë persekutim kjo familje e kishte pësuar jo vetëm nga të arratisurit Ruzhdi e Danish Daca, por edhe për faktin se bashkëshortja e Sabrise, Mejremja, ishte bijë e nje familjeje të njohur në Shkodër për tradita patriotike, atdhetare e fetare. Babai i saj, Hirësia e tij, Salih Myftija, kryemyfti i Shkodrës dhe Kosovës, po në prag të ardhjes në fuqi të regjimit komunist, së bashku me djalin e madh, Fuadin, ishin larguar nga Shkodra me grupin e zogistëve shqiptarë. Fuadi, në mërgim, që arriti të bashkohet me motrat e vëllezërit e tij me fitoren e demokracisë, për katër dekada kishte një veprimtari antikomuniste, pasi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit në New York. Më pas, një tjetër legalist i kësaj familjeje arratiset nga Shqipëria nga Liqeni i Shkodrës, Zija Myftija, ndërsa i vëllai i Fuadit, Feriti provoi vuajtjet në burgjet e diktaturës. Pas gjithë këtyre diskriminimeve, zhgënjimin e radhës e pësoi kur iu mohua e drejta e pronës së trashëguar nga të parët e tyre.

Familja Nika, pinjollë të patriotit, atdhetarit, shkrimtarit, fetarit Dom Ndoc Nikaj që kishte vdekur nga torturat në burgjet e diktaturës, kishte treguar një urrejtje ndaj sistemit diktatorial. Djali i kësaj shtëpie, Zef Nika 15 vjet i kaloi nga një kamp burgimi në tjetrin, në bonifikim kënetash së bashku me një tjetër emër të njohur të nacionalizmit shqiptar, Sami Qeribashi. Më pas edhe Luigji, pronar i shtypshkronjes Nika, pësoi të njëjtin fat si i vëllai, Zefi. Edhe nga lidhjet martesore, kjo familje njihte persekutim të dyfishtë, pasi babai i së shoqes së Luigjit, Loro Rasha ishte pushkatuar pa gjyq me vendosjen e diktaturës enveriane, pasi kishte studiuar ne Itali.

Familja tjetër Dizdari, kishte ardhur në Shkodër nga Delvina për t’i shpëtuar persekutimit komunist, por babai i tyre, Alush Dizdari, përfaqësues i Ballit Kombëtar, edhe pse e shoqja e tij, Pacizja, ishte vajza e tezes e Enver Hoxhës, nuk i shpëtoi një persekutimi të egër ku humbi të gjithë pasurinë që gëzonte në vendlindjen e tij, Delvinë. Djemtë e tij, Muharremi, Mubareqi e Mustafa, kudo që punonin, ndienin mbi shpinë këtë persekutim.

Në shtëpitë e reja të lagjes Bahçallëk, edhe pse kishte hyrje të lirshme, në vend të tyre, u sollën familje komuniste nga fshati Bërdicë.

Me vendosjen e demokracisë, familjet nacionaliste të strehuara në apartamentet parafabrikat tek ish-fabrika e këpucëve, afër zallit te Kirit, pas 12 vjetësh, u kthyen në trojet e tyre ku ndërtuan shtëpi të reja duke i rikthyer gjelbërimin karakteristik të Bahçallëkut me shegët e njohura.

Shkolla tetëvjeçare e Bahçallëkut mban emrin e Ruzhdi Dacës, i cili nuk arriti të rikthehet pranë njerëzve të tij, pasi vdiq në New York.

Namik Mehmeti
Firenze

Marrë nga Kujto.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur lagjja e re e pastërmetit lagjja e re e pastërmetit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni