Showbiz

Paralajmëroi protesta pasi iu prek biznesi i dasmave, Labinot Tahiri s’i kursen dhuratat luksoze në periudhë krize! Bën blerjen e radhës…

FOTO
Labinot Tahiri ka blerë në Audi Q8 dhe këtë e ka bërë me dije djali i tij në rrjete sociale.
Featured image of article: Paralajmëroi protesta pasi iu prek biznesi i dasmave, Labinot Tahiri s’i kursen dhuratat luksoze në periudhë krize! Bën blerjen e radhës… Këngëtari, Labinot Tahiri.

KOSOVË– Vilës së tij në Ferizaj, tashmë i është shtuar një makinë luksoze, Audi Q8. Labinot Tahiri pak ditë më parë, paralajmëroi protesta, për shkak se i ishin anuluar shumë dasma në të cilat do të ishte i pranishëm, duke i shkaktuar dëm të madh financiar.

Por, duket se pavarësisht krizës përmes pandemisë së koronavirusit, këngëtari me origjinë nga Kosova nuk i ndal dhuratat për veten.

Postimi i djalit të Labinot Tahirit.

“Urime BABË e gëzofsh me shpirtin tënd dhe me ne, e ke meritu pa dyshim. Kta me koparen e sivjetshit”,- shkruan i biri i Labinot Tahirit në rrjete sociale, teksa ekspozon makinën e tipit Audi Q8 përballë vilës në të cilën banon familja e këngëtarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

Shto Koment