Rajoni

LDK dhe opozita rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit, 82 deputetë votojnë mocionin e mosbesimit

Qeveria e Albin Kurtit është rrëzuar. Pas seancës maratonë për më shumë se 10 orë, 82 deputetë votuar pro mocionit të mosbesimit dhe rrëzuar qeverinë ‘Kurti’. Kundër votuan 28 deputetët e LVV, Vjosa Osmani dhe dy deputetë të LSK-së.
Featured image of article: LDK dhe opozita rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit, 82 deputetë votojnë mocionin e mosbesimit Pamje nga Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 82 vora pro dhe 32 kundër ka votuar mocionin e mosbesimit të inicuar nga Lidhja Demorkratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë Albin Kurti. Seanca e sotme zgjati më shumë se 10 orë, ku deputet kanë folur me radhë dhe kanë debatuar me njëri tjetrin.

Gjatë seancës deputet e LDK i janë ofruar për bashkëpunim edhe njëherë Kurtit, duke i thënë se duhet të tërhiqej nga shkarkimi i Agim Veliut. Nga ana tjetër Kurti është shprehur në fjalën e tij se është i vendosur në fjalën e tij dhe nuk i vinte keq për veten, por për Kosovën nëse qeveria do rrëzohej.

Por Kurti tha se ngërçi me LDK-në nuk kishte lindur me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, por sepse ai nuk ishte dakord me marrëveshjen e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë pritet që Presidenti i Kosovës të organizojë një tryezë me të gjitha partitë dhe ka mundësinë që të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por mund të formojë dhe një qeveri të uniteti kombëtar, ku Lëvizja Vetëvnedosje do jetë në opozitë.

(A.B. Dosja.al)

  • 23:23

    Qeveria ‘Kurti’ u rrëzua, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë?

    Me 82 vota, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Pas një seance maratonë, deputetët e opozitës duket se i janë bindur propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrënuan qeverinë e cila pati jetë vetëm 52 ditë. Më jetëshkurtra në Kosovën e pasluftës.

    Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës

    Por akti përfundimtar, pra hedhja në tokë e Kurtit ishte i parashikuar, pasi LDK kishte nisur një fushatë takimesh me partitë opozitare që e kishin ëndërruar gjatë këtë ditë.

    Por ajo që nuk dihet është se çfarë do ndodhë me Kosovën nesër?

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti duhet të mbledhë të gjitha partitë dhe të krijojnë një qeveri të unitetit kombëtar, ku vetëm LVV nuk do jetë në qeveri.

    Por nëse partitë nuk bien dakord për të qeverisur së bashku mund të kemi dhe zgjedhje të reja. Por duke parë situatën në të cilën ndodhet Kosova, ku koronavirusi po zgjerohet dhe ka marrë dhe jetën e parë, zgjedhje duken shumë larg. Dhe kjo situatë nuk zgjidhet me zgjedhje.

    Nga nesër duket se Kurti duhet të lërë karrigen e Kryeministrit që e gëzoi për 52 ditë, dhe në vendin e tij mund të ulet aleati që i “nguli thikën”, Isa Mustafa. Nga nesër Vetënvendosje do kalojë në opozitë e me vetë do marrë 3 deputetë të LDK-së që dolën kundër vullnetit të kryetarit Mustafa.

  • 22:56

    Votohet mocioni i mosbesimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

    Kuvendi i Kosovës ka marrë sot vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Në përfundim të seancës maratonë, deputetët kanë votuar me ngritje dore dhanë verdiktin e tyre, duke votuar pro mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Votimi në Kuvendin e Kosovës

    Pro mocionit të mosbesimit kanë votuar 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër mocionit të mosbesimit dhe 1 abstenim. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare. 

  • 22:44

    Deputetja e LVV thirrje institucioneve të shëndetësisë: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

    Depuetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçakë, e cila është dhe mjeke epidemiologe ka folur sot në seancën maratonë në Kuvendin e Kosovës. Gjatë fjalës së saj, Kollçaku ka shprehurn shqetësimin e saj si mjeke për situatën në të cilën u zhvillua seanca.

    Fatmire Kollçaku, deputete e LVV

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit të iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ajo tha se në sallën ku po mbahen punimet nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë. Më tej ajo shtoi se nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorë.

    Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politik-bërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejte, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, tha ajo.

  • 19:38

    “Albin kjo ofertë është një mundësi e mirë.” Anton Quni i lutet Kurtit të ndryshojë mendje për shkarkimin e hkarkimin e Agim Veliu

    Anton Quni

    Ditën e sotme në Kosovë është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Anton Quni gjatë fjalës së  në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje sa i përket shkarkimit të Agim Veliut.

    Kjo u kërkua prej tij gjatë kohës që Kryetari i Kuvendit  njoftoi për një orë pushim gjatë seancës së jashtëzakonshme.

    Quni është shprehur se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në postin e mëparshëm, atëherë ai do të bisedojë edhe me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, që të tërheqin mocionin.

     “Tani kemi ardhur në një situatë që edhe ne që kemi qenë përkrahës me atë akt na keni lidhë duart dhe unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët të votojnë apo të mos votojnë rrëzimin e qeverisë, por unë ende e kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga kryetari I LDK-së, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni ministrin Veliu, ta tërhiqni taksën dhe t’I kërkoni falje LDK-së. Albin kjo ofertë është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën që ju i rishikoni këtë mendime, unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa dhe do të bisedoj më deputetët nëse ju e ktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni.

    Por Kryeministri Kurti  më herët tha se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i liderit të vendit.

  • 16:04

    “Nuk dua të ulem në nivelin tënd”, deputetja e VV-së i përgjigjet Haradinajt: Nuk jam monedhë, kur humbin argumentet, nisin ofendimet

    Në seancën e sotme që po mbahet për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi deputeten e  VV-së për angazhimet që kishte në raport me shtetin.

    Ajo i tha Haradinajt se po flet pa argumente, prandaj dhe kaloi debatin në fyerje dhe ofendime.

    “Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të çdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu.”- është shprehur Haradinaj.

    Menjeherë ka ardhur edhe përgjigjia e  Mimoza Kusari-Lilës, e cila ka thënë se kur s’ka më argumente, nisin ofendimet.

    ‘Kur humbin argumentet, nisin fyerjet dhe ofendimet. Unë personale me ty s’dua ta zbres nivelin e debatit. Kjo që ka vallëzu lart e poshtë, është ajo që keni lutur me ardhë se iu është dashtë vota. Atëherë iu duhesha juve. Nuk jam monedhë e kërkujt për me e pas këtë element. Unë edhe pse jam deputete si në pozitë si në opozitë jam e njëjta. Kur e humbisni arsyen e ktheni në nivel personal, më lehtë e keni me gratë në politikë.”- është shprehur ajo.

  • 16:04

    “As dorëheqje as dorëzim s’ka!” kryeministri Kurti: Deklarova që ka pas tentim puçi në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës e mori sërish fjalën teksa  pritet të merret vendimi për shkarkimin e tij.

    Në fjalën e tij Kurti tha se Mbledhja e Këshillit të Sigurisë mbajtur më 17 mars nuk është regjistruar për faktin se Kosova vazhdon të jetë një shtet i kapur.

    Ndër të tjera kryeministri Kurti tha se atë ditë në mbledhje ka deklaruar se ka pasur një tentativë puçi në Kosovë.

    “Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, më thonë që hardisku nuk ka regjistru transpkriptin fare. Pse po ndodh kjo? Sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur, ka ndryshu vetëm qeveria, jo prokuroria, jo gjyqësori, jo arsimi, jo shëndetësia. Vec kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni. Fakti që hardisku nuk ka regjistruar është se unë deklarova që ka pas tentim puci në Kosovë më 17 mars. Tjetra, u tha që po dorëzohemi, unë s’po jap dorëheqjen, ky është rrëzim. As dorëheqje as dorëzim s’ka. Është vendim i juaj.U bë mirë qe e mora vesh të vertetën, tarifa kërkohet të hiqet pa reprocitet për të bërë marrëveshje jo për të fillu negociatat. Edhe pse jemi qeveri, shteti vazhdon me qenë i kapur, shteti nuk është demokratik.“- ka thënë Kurti.

  • 15:43

    Mocioni i mosbesimit/ Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i kërkon Kurtit të publikojë marrëveshjen e fshehtë me Serbinë

    Albin Kurti

    Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Ndërkohë gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca që të publikohet marrëveshja e fshehtë e Kosovës me Serbinë.

    Ndër të tjera ai ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër, nëse vërtet ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje.

    Më tej ai ka kërkuar nga Kurti dhe Konjufca që ta sjellin atë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës para të  gjithë deputetëve.

    “Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrqëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari kam me e votu kundër.”- u shpreh Gashi.

  • 13:00

    Mocion mosbesimi për qeverinë, Kurti: S’më dhimbset vetja, Mustafa dhe Thaçi kanë marrëveshje të fshehtë

    Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend, gjatë seancës së jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tha se mes Mustafës dhe Thaçi kishte një marrëveshje të fshehtë.

    Nga foltorja, Kurti u shpreh se ngërçi me LDK-në nuk kishte lindur me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, por sepse ai nuk ishte dakord me marrëveshjen e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

    Nuk më dhimbset kjo qeveria, dhe as vetja por qytetarët. Ky mocion lë popullin pa qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusit. Nuk ka lidhje me shkarkimin e ministrit, por prej një marrëveshje të brendshme për shkëmbim territoriesh. Këtë gjë ma konfirmoi edhe presidenti kur e takova. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin s’u morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, hiqe taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë. Shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide. Mirëpo ne jemi të venodusur të mos e lejojmë,”-tha në fjalën e tij Kurti.

Shto Koment