Aktualitet

Zona turistike e Godullës ngjan si një ‘shkretëtirë’, realiteti i hidhur pranë Kurbinit

Zona turistike e Godullës ndodhet pak kilometra larg fshatit Adriatik të Kurbinit, 6 km vijë bregdetare ranore. 30 vite më parë aty mbushej me pushues ngado, rrugëtimi realizohej me mjete për pushuesit, por ura mbi lumin Droje, e cila devijon në zonën e pyllëzuar, u shemb dhe askush nuk u përkujdes më për ta rindërtuar.
Featured image of article: Zona turistike e Godullës ngjan si një ‘shkretëtirë’, realiteti i hidhur pranë Kurbinit Foto ilustruese

KURBIN- Rruga për në zonën turistike të Godullës, thuajse e pakalueshme dhe më e vështirë paraqitet në stinën dimërore. Dhe ata pak peshkatarë janë larguar. Zona e mbrojtur ngjan si shkretëtirë, bregu i detit tejet i ndotur, disa bagëti kullosnin të qeta në zonën e pyllëzuar. Kjo është panorama e një zone turistike tashmë e degraduar, raporton gazetari Ahmet Zani.

Zona turistike e Godullës ndodhet pak kilometra larg fshatit Adriatik të Kurbinit, 6 km vijë bregdetare ranore. 30 vite më parë aty mbushej me pushues ngado, rrugëtimi realizohej me mjete për pushuesit, por ura mbi lumin Droje, e cila devijon në zonën e pyllëzuar, u shemb dhe askush nuk u përkujdes më për ta rindërtuar. Banorët vendas e ngritën në disa raste me materiale druri, por reshjet dhe prurjet e mëdha e dëmtonin. Pjesa tjetër e rrugës mbetet e vështirë të kalohet nga moçalishtet e krijuar nga erozioni i detit. Në bregun ranor duken disa nga batakat e shkatërruara që shërbenin për pushuesit, ndërsa njëri nga peshkatarët dhe banori i përhershëm i konsideruar Robinso Kruzo dhe ai është larguar.  Sipas  banorëve nga fshati Adriatik, në disa raste janë paraqitur investitorë që të kthenin në zonë atraktive plazhin dhe zonën turistike Godullën, por kjo kurrë nuk u realizua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Biologu Dr. Prof. Indriz Hazhiu tashmë në pension, u bëri thirrje strukturave për rrezikun që i kanosej zonës dhe askushi nuk e vlerësoi, duke e parashikuar këtë fenomen degradues të kësaj zone turistike të virgjër. Gjallesat që ai i mbronte, thuajse janë zhdukur, peshkatarët janë larguar nga ndotja dhe gjahu i tyre peshku është zhdukur nga mali me mbeturina. Vëzhgimi ynë ne Godullen, zona turistike dhe e mbrojtur nga shteti, një realitet i hidhur, sikurse shtetarët e kanë lënë tërësisht në harresë. Ky është dhe apeli ynë për drejtuesit e sotëm dhe për ata qe do vijnë në qeverisje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment