Aktualitet

“U dogj kalamani mrena”, Haki Çoku tregon si e mori vesh lajmin e kobshëm, familja në Kurbin hap dyert e zisë

Çoku shprehet se e mësoi tragjedinë me anë të një telefonate. Ai tregon më tej se zjarrin me shumë mundësi e kanë ndezur vetë fëmijët duke luajtur.
Featured image of article: “U dogj kalamani mrena”, Haki Çoku tregon si e mori vesh lajmin e kobshëm, familja në Kurbin hap dyert e zisë Vendi i ngjarjes dhe Haki Coku
Përditësuar:

KURBIN– Haki Çoku, kryefamiljari që humbi sot të birin 2-vjeçar mes flakëve tregon se në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej në punë. Në një prononcim për “AbcNews”, Çoku shprehet se e mësoi tragjedinë me anë të një telefonate. Ai tregon më tej se zjarrin me shumë mundësi e kanë ndezur vetë fëmijët duke luajtur.

“Isha në punë më thanë se ka ra zjarri o dogj kalamani. Nuk e di për momentin. Mendoj se e ka ndezur vetë kalamani me shkrepëse,”- tha ai. Familja Çoku në Kurbin ka hapur dyert e zisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku zjarri i mori jetën një fëmijë dy vjeçar. Dosja.al mësoi se fëmijët e familjes së Haki Çokut po luanin me shkrepëse, ç’ka ka shkaktuar edhe zjarrin që më pas ka djegur të gjithë magazinën. Nëna e fëmijës ndodhej brenda në shtëpi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment