BotaKuriozitete

Gjendet ‘kura’ për koronavirusit në Indi, ilaçi që iu jep shpresë: Pini sa më shumë urinë lope

Shefi i grupit Akhil Bharat Hindu Mahasabha (All India Hindu Union) organizoi një festë, ku pihej urinë lope në New Delhi, duke shpresuar se praktika ndalon koronavirusin.
Featured image of article: Gjendet ‘kura’ për koronavirusit në Indi, ilaçi që iu jep shpresë: Pini sa më shumë urinë lope Foto ilustruese.

INDI– Dhjetra aktivistë hindu organizuan një festë, ku ndër të tjera konsumuan urinë lope, si një ilaç për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Disa anëtarë të partisë nacionaliste Hindu të Kryeministrit Narendra Modi kanë pohuar se urina dhe bajamet mund të parandalojnë dhe kurojnë COVID-19, por ndryshe mendojnë ata që e besojnë këtë teori.

Shefi i grupit Akhil Bharat Hindu Mahasabha (All India Hindu Union) organizoi një festë, ku pihej urinë lope në New Delhi, duke shpresuar se praktika ndalon koronavirusin.

Shumë hindu e konsiderojnë lopën si të shenjtë. Disa drejtues nga partia nacionaliste hinduiste e Kryeministrit Narendra Modi kanë mbrojtur urinën e lopës ose bajgën e lopës për aftësitë e saj “medicinale”.

Suman Harpriya, një ligjvënës në shtetin verilindor të Asamit, u tha ligjvënësve të shtetit gjatë një seance në asamble më 2 mars se urina e lopës mund të përdoret për të trajtuar COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se urina e lopës dhe bajgat, si dhe ilaçet e caktuara tradicionale, nuk shërojnë sëmundje të tilla COVID-19, të njohura edhe si koronavirus, ose kancer.

COVID-19 aktualisht nuk ka një kurë shkencore të njohur dhe qeveritë në mbarë botën po përpiqen të përmbajnë përhapjen e shpejtë të pandemisë e cila deri më tani ka vrarë mbi 5,000 njerëz.

Burimi: DW

R.L/Dosja.al

Shto Koment