Showbiz

“Njerëz të ligj”, pas deklaratës së dashurisë së Rike Roçit, reagon ashpër boksieri: Na martuat direkt, s’ja keni idenë (FOTO)

Krist Prenga ka deklaruar për herë të parë, pas lajmeve që qarkullojnë për një histori dashurie me Rike Roçin.
Featured image of article: “Njerëz të ligj”, pas deklaratës së dashurisë së Rike Roçit, reagon ashpër boksieri: Na martuat direkt, s’ja keni idenë (FOTO) Ish-banorja e BB, Rike Roçi dhe boksieri, Krist Prenga.

TIRANË– Kampioni i Kick- Boxit, Krist Prenga ka reaguar për herë të parë, pas lajmit që u përhap me shpejtësi në median rozë, për një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Rike Roçin.

Pas deklaratave të dashurisë nga ana e bukuroshes, Krist Prenda ka theksuar se ata janë shokë, dhe se nuk kanë konfirmuar asnjë gjë rreth marrëdhënies së tyre.

Postimi i Krist Prengës.

“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj. S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë  përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt  ju. Turp t’ju vijë,”– shkruan Krist Prenga në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ish-banorja shumë e përfolur e Big Brother, Rike Roçi dhe boksieri, Krist Prenga ishin në një histori dashurie. Kjo pas një urimi special, që Rikja bëri në rrjete sociale, ku shfaqej përqafuar me Prengën dhe i thonte hapur: Ta du shpirtin.

R.L/dosja.al

Shto Koment