LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-KRIMI S’FLE/ Vrasjet e Krujës, Tiranës, Elbasanit e Vlorës, vetëflijimi i grave Josifi… pazaret e drogës, shokët

31 Gusht 2020, 12:38 Nga DOSJA
DOSJA-KRIMI S’FLE/ Vrasjet e Krujës, Tiranës, Elbasanit e

Qetësi para stuhisë, për të njoftuar atë që do të vinte. Më shumë se qytetarët, gjatë muajve të izolimit, krimi u fut në karantinë. Dy muaj të paqtë ishin marsi dhe prilli, ndoshta më të qetët të gjithë viteve post-diktaturë. Por me rinisjen e lëvizjes, me heqjen e fashave të orarit, pa kontrollet e detyrueshme të policisë, edhe krimi doli nga karantina. Hesape të pambyllura, hasmëri dhe thrille pasioni, nder, mister, vrasjet e verës së 2020, na sollën për të disatin vit radhazi të njëjtën shije të hidhur të mungesës së sigurisë në vend. Mund të jesh kushdo, mund të jesh i pafajshëm, mund të jesh i pasur apo i varfër, mësimi është një për të gjithë. Ruhu nga konfliktet që s’janë të tuat.

Ishte mesdita e datës 27 prill 2020, kur në Lezhë u vranë Preng Simoni dhe Kol Murrani, rapsod i njohur i zonës. Kol Murrani kishte miqësi dhe ishte fqinj me Preng Simonin dhe kishin udhëtuar së bashku drejt zonës së thellë për të parë shtëpitë e vjetra. Aleksandër Përdodaj, autor dhe Agron Lushi, bashkëpunëtor akuzohen se ekzekutuan dy 60-vjeçarët, që nuk i kishin bërë gjë askujt. Trupat e tyre u gjetën të pajetë në pyll, pasi Përdoda kishte mbjellë kanabis në tokën e tyre dhe pas konfliktit i kishte vrarë me armë zjarri.

Kur njollat e gjakut ende nuk ishin tharë në Lezhë, në zonën e Nishtullës në Durrës, dy vëllezër Viktor dhe Besmir (i njohur si Miri) Haxhia 27 dhe 35 vjeç, u vranë brenda makinës së tyre tip “Golf” në momentin që dolën nga servisi i tyre. 55 plumba u derdhën mbi dy të rinjtë, ndërsa ngjarja dyshohet se lidhet me trafikun e drogës dhe influencës në zona të ndryshme të Durrësit.

Para tyre, më 2 mars, e njëjta dorë ekzekutoi Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, të përfshirë në trafikun e drogës jashtë vendit. Njëri nga dy vëllezërit, Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi dhe Francë po për narkotikë. Autori kryesor i ngjarjes akuzohet se është Altin Ndoci.

I riu nga Puka, i dënuar për trafik droge gjeti bashkëpunëtorët, kohën “ideale” për të kryer vrasjen, armët, dhe rrugën e largimit por harroi gjurmët… Autorët u zbuluan nga makina “Toyota” që u përdor në vrasje. Targat ishin të një makine tip “Skoda”, që jepej me qira nga një kompani. Targat iu vodhën makinës dhe iu vunë “Toyotës”.

Policia ra në gjurmët e tyre, duke kontrolluar serverat e kamerave të sigurisë. Një bashkëpunëtor i drejtësisë, 22-vjeçari Klevis Alla, rrëfeu gjithçka. I gjendur ngushtë para gjurmëve të gjakut që u gjetën në makinë, i riu shkoi edhe më tej, duke zbardhur edhe vrasjen e Shkozës dhe Avdisë. Paralelisht me rrëfimin, një ekip i FNSH-së dhe Shqiponjave arrestuan në zonën e Yzberishtit, Altin Ndocit.

Ditët pasuan dhe krimet nuk pushuan. Më 13 maj, në Skrapar u vra Ramadan Çela, 77 vjeç nga fqinji i tij, Hamza Cela. Ngjarja ndodhi për motive pronësie, dhe autori tashmë është në burg.

10 ditë më vonë, mbrëmjen e 23 majit, Kristian Breshanaj, 25 vjeç, u vra natën e Fiter Bajramit me 5 plumba. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjekut reanimator, Edmond Breshanaj në Spitalin e Vlorës. Një baba, i paskeduar kurrë në blloqet e Policisë së Shtetit, e madje as asaj rrugore… pas një jete të kaluar në shkollë, rrëfeu se i biri nuk ka patur një të shkuar kriminale në Belgjikë, siç dyshonte policia. Një nga pistat kryesore të shkakut të ekzekutimit të të riut, është se i riu ishte pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, ku siç ka raportuar më herët Dosja.al dyshohet se “spiunonte” te grupi kriminal kundërshtarë.

Tik-tak, tik-tak…

Të shtunën e 30 majit, kur sapo kishte rinisur “raundi” i ndeshjeve të futbollit, nuk ishte zhurma e ovacioneve pas golit ajo që u dëgjua në rrugët e Laçit por sirena e policisë dhe autoambulancës pas breshërisë së automatikut. Në një hotel buzë autostradës Laç-Mamurras, u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa pas shkëmbimit të zjarrit me viktimat, u plagos njëri nga autorët kryesorë të ngjarjes.

Paralelisht, një sasi tritoli shpërtheu në hotelin e Ervin Matës në kryeqytet. Megjithëse fillimisht u dyshua se ngjarjet mund të lidheshin me njëra-tjetrën, u pa se dinamika e vrasjes në Laç por edhe skema nuk lidhej me “problemet” e Ervin Matës në Tiranë.

Ata ishin 4. Të veshur gjysmë-policë, gjysmë-ushtarë dhe gjysmë-hajdutë. Një skuadër e mirëfilltë ekzekutorësh që shkoi të shtunën mbrëma me synim për të grabitur (një version i pakonfirmuar ky), hotelin por që përfundoi me vrasjen e biznesmenit Lika dhe Gjergjit. Pas më shumë se 3 javësh, pasi kishte arrestuar të riun e gabuar, policia arrestoi Eduart Lamajn teksa mjekohej ilegalisht në spitalin privat “Amavita” në Tiranë. Me emrin Veri Pëllumbi, një qytetar tjetër nga Skrapari, të cilit Lamaj i kishte vjedhur identitetin, ai u shtrua në spitalin privat për t’u kuruar, pas ujdisë që kishte arritur me dy mjekët, Viktor Marku dhe Besim Lama. Në kartelën mjekësore doktorët kanë konstatuar nëpërmjet grafive dhe skanerëve se brenda këmbës së dëmtuar, Eduart Lamaj, kishte mbetje metalike të plumbit, duke dyshuar menjëherë se nuk kishin të bënin me një thyerje këmbe por me një sulm me armë, të kryer disa ditë më parë. Dosja.al solli pamjet ekskluzive, ku shihet sesi Eduart Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët. Lamaj kishte krijuar edhe grupin e tij, me të cilët dyshohet se kryenin vrasje me pagesë, si dhe një sërë ngjarjesh të tjera kriminale. Të përfshirë në ngjarje akuzohet se janë edhe Ilir Xhepaj, Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola, ky i fundit, djali i një efektivi policie.

Me arrestimin e Lamajt, ranë edhe ushtarët e tjerë në fushën bardhezi të shahut.

Ilir Xhepaj, 33 vjeç, u prangos teksa po tentonte të largohej nga Tirana për t’u fshehur në një tjetër qytet. Dashuria për të shoqen dhe malli për fëmijën, ishin “thembra” e Akilit për Xhepaj, vendodhja e të cilit u lokalizua nga policia pas një telefonate zemrash që pati me të shoqen.

Për policinë dhe prokurorinë e Laçit, Ilir Xhepaj konsiderohet si person i rrezikshëm në Mamuras dhe Kurbin. Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin, pasi rezultojnë nga e njëjta zonë. Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe bënte një jetë mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. Eduart Lamaj, në dëshminë e tij thotë se objektivi ishte Ilirjan Allamani, (pronari i hotelit A&A), e jo dy biznesmenët Lika e Gjergji.

4 ditë më pas, zilja tringëlliu sërish në sallën operative të Krujës, ku në numrin 112 u njoftua se dy trupa të përgjakur ndodheshin në banesën e tyre. Roland Pula, 32 vjeç vrau Gramoz dhe Xhontil Bardhin. Vrasja e dy vëllezërve Bardhi në Krujë, ka ardhur si rezultat i një konflikti që Besnik Pula ka pasur me vëllanë e madh të familjes Bardhi, Elton Bardhi. Konflikti e ka zanafillën në vitin 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhi, Eltoni ka plagosur me thikë Besnik Pulën.

Jetëgjati nuk bëhet dot jetëshkurtër. Mendimi i parë kur mëson se një atentat ka ndodhur “kokës” së familjes Çapja në Elbasan. Ardjan Çapja, 55 vjeç u qëllua me snajper më 8 qeshor 2020 në atentatin e tretë që iu bë.

Jeta iu duk se shkoi në fije të perit, kur disa orë pas të shtënave, Çapja luftoi për frymëmarrje. Ai u fut në terapi intesive pasi plumbi i kishte kaluar shumë pranë zemrës. Çapja fitoi përballë atentatorëve, të cilët jo vetëm që nuk janë kapur, por as nuk janë identifikuar.

Tri ditë më vonë, mbrëmjen e 11 qershorit, në kohën kur qytetarët e Tiranës përgatiteshin për nisjen e javës, për banorët pranë zonës tek “Qendra Kristal”, gjumi nuk ishte i njëjtë atë natë. Një djalë i ri, 40 vjeç, i veshur me rroba sportive, me një stil “OTR” u qëllua me breshëri. Hekuran Billa, “Lani”, ia kishte dalë të mbyllte hesapet me ligjin, por jo me “drejtësinë popullore” shqiptare.

14 vite më parë, ai vrau në Angli Prel Markun, dhe ia doli të rrëzonte burgimin e përjetshëm përmes makinacioneve të xhepave të korruptuar të drejtësisë shqiptare. Ajo që pasoi pas lirimit të tij më 2019, e tejkalon imagjinatën e Luc Besson“Taken”. Viktor Marku, mori hakun e të vëllait, duke i futur hasmit një vajzë e cila do ta nxirrte në pritë.

E bukur, bjonde, me sy blu që shkëlqenin, Adjola Lakra, 26 vjeçe e bëri për vete Hekuran Billën. Edhe pse më herët ishte lidhur me Sebastian Malin, nipin e Markut dhe bashkëpunëtorin kryesor në vrasje, Lakra, u përdor si karrem për të takuar atë mbrëmje, në gjendje të shkujdesur Lan Billën. Ai u nis nga Durrësi për ta takuar tek “Komuna e Parisit”, por aty nuk ishte vajza që donte, por një makinë nga e cila u qëllua me silenciator, fiks 17 sekonda pasi ndaloi makinën BMW X6. Pas vrasjes, autorët hoqën qafe makinën, automatikun e po ashtu “gjakun” që ndoqën të lanin.

E nëse teksa lexon këto radhë, të ngjasojnë me librat policeskë, ajo që pasoi në vijim, ndryshoi të gjithë vështrimet që banorët e Tiranës i dhanë njëri-tjetrit, mëngjesin e 3 korrikut.

Besonin tek ringjallja dhe u vetëflijuan! Më 2 korrik 2020, pas një sërë denoncimesh nga të afërmit, u gjetën të vdekura në banesë Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, pasi kishin të vendosur të vetëflijoheshin.

Bashkë me to, ishte edhe vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeçe, e cila për fat të mirë ia doli të shpëtonte jetën, por jo kthjelltësinë e moshës. Anisa Josifi, e shkolluar kishte vdekur qysh më 27 mars 2019, por mbahej në në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar.

Ndërsa Zhaneta, gruaja misterioze e Kombinatit, vdiq e ulur në gjunjë më 2 korrik, (kur dhe u gjetën trupat e pajetë), teksa të dyja rrinin pa ushqim në shenjë sakrifice ndaj Zotit për të fituar ringjalljen e motrës.

Në dëshminë e saj, nga spitali Psikiatrik Blerta ka pranuar se ishin pjesë të Kishës Ungjillore, por që kishin rreth 5 vite që nuk shkonin më në kishë dhe se ritet fetare i kryenin në shtëpi. Për vdekjen e Anisës, ajo rrëfen se nuk i kanë treguar askujt, por vazhduan ta mbajnë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonin se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë.

Mister gjer në një rrëfim të besueshëm janë shkaqet dhe rruga që ndoqi kjo familje në tragjedinë e Kombinatit, e cila qëndron si ngjarja më e çuditshme e njëherazi e dhimbshme për këdo që dëgjoi e mori vesh për të.

Me kalimin e ditëve e me nisjen e plazhit menduam se tragjedia e Kombinatit do të mjaftonte për 100 vite kriminalitet. Por u gabuam. Më 20 korrik, Elbasani nisi një kalvar ekzekutimesh.

Emiljano Ramazani, alias Rramani, u qëllua me 5 plumba. 49-vjeçari, baba i 4 vajzave, rreth orës 16:30, më 20 korrik, Elbasani nuk gjen qetësi nga krimi. Ekzekutohet me armë zjarri Emiljano Ramazani, po parkonte makinën e tij tip ‘Ford Focus’ me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.

Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte makinën. Vrasja lidhet me konfliktet për shpërndarjen e kokainës në qytet pasi viktima njihet nga policia si shpërndarës kokaine në qytetin e Elbasanit. 40-vjeçari i proceduar disa herë për shpërndarje të kokainës dhe plagosjes së lehtë, kishte mundur ti shpëtonte “darës” së drejtësisë,por jo kundërshtarëve të tij.

Në pamjet filmike duket qartë se viktima Ramazani është mbajtur në mbikëqyrje dhe pasi ka dalë nga palestra dhe i është drejtuar banesës së tij në Elbasan, nga një automjet që priste buzë rrugës, ka zbritur një person i veshur totalisht me të zeza. Në kokë personi mbante kapele dhe në fytyrë një maskë spitalore të zezë si ato anti “Covid-2019”.

9 ditë më pas, mbrëmjen e 29 korrikut, Regis Runaj, 23 vjeç, shoku i Emiljano Ramazanit u vra, pasi u qëllua mbi 7 herë me thikë. Ai u gjet në orën 22:12 minuta, ndërsa dyshohet se vrasja kishte ndodhur disa orë më parë, pasi gjaku ka qenë i mpiksur. Dyshohet se i riu u vra në një vend tjetër, e më pas u çua me makinë në afërsi të varrezave të qytetit, në një rrugë qorre ku nuk kalojnë shumë njerëz. Ngjarja dyshohet se lidhet me trafikun e kokainës, pasi të dy shokët kanë qenë të etiketuar si shpërndarës të drogës në Peqin dhe Elbasan. Për ngjarjen janë arrestuar Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët akuzohet se janë të përfshirë edhe në vrasjen e Ramazanit. Dy djemtë dyshohet se ishin duke konsumuar drogë, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Më pas, Halili e Runaj janë larguar me motor. Pas nisjes së efektit të lëndës narkotike, Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa për vrasjen e Ramazanit, po është shoqëruar Genc Collaku i njohur si “loku” i Peqinit. Për momentin dyshimet e policisë janë se ngjarja ka lidhje me përplasjet e viteve të fundit mes dy grupeve kriminale që veprojnë në segmentin rrugor Peqin-Bradashesh.

Teksa policia po merrej me këqyrjen e vendngjarjes ku u gjet i vrarë Regis Runaj, në orën 05:30 të mëngjesit, të dehur, në ambientet e “Piazza Delsol” në qendër të Elbasanit, në lokalin që menaxhohet nga djemtë e Çim Asllanit, vritet Florian Lamçe, 40 vjeç. Lamçe, ndodhej në tavolinë me Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, i njohur gjerësisht si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Tri djemtë, që njiheshin edhe si miq fëmijërie me njëri-tjetrin, para vrasjes postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Nën ndikimin e alkoolit dhe kokainës, ata vranë viktimën, i njohur edhe me nofkën “Flor Qorri”. Ata e qëlluan shokun e tyre, derisa e lanë të vdekur. Sipas policisë, Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me karrige, dhe një çarje në parakrahun e dorës së djathtë.

Shqiptarët vrasin për racizëm?

“Më tha je grek”, ky ka qenë rrëfimi i Mihal Thimjos, muzikant në dasma, i rritur mes ahengut dhe gëzimit, pas vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Një miqësi e cila përfundoi në mënyrë tragjike, ndërsa autori, 33 vjeçar e qëlloi viktimën për vdekje me sende të forta, dhe e la të pajetë në kamionçinën e tij në aksin Poliçan-Suhë. Thimjo pranoi krimin, teksa ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të debatit mbi etnicitetin. Viktima i tha autorit se “ju grekët keni para”, e më pas ka nisur përplasja fizike që përfundoi në vrasje, duke u shënjuar kështu si një nga ngjarjet e rralla që shqiptarët të vrasin njëri-tjetrin për prejardhjen apo zakonet.

Parajsa gjendet në këmbët e nënës…por Olsi Çekiçi nuk e ndoqi këtë postulat të vjetër sa e gjithë bota. 44-vjeçari masakroi të ëmën në mënyrë makabre duke i prerë kokën, e duke ia varur më pas tek porta e banesës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal, pasi e ëma nuk e lejoi djalin t’i bërtiste vajzës së mitur 14-vjeçare, duke u futur në sherrin babë e bij. Ai i preu kokën me kosë dhe ia vari tek porta, ndërsa fqinjët u kujtuan të fundit për të ndërhyrë megjithëse i dëgjuan të bërtiturat e Firdes Çekiçit, 70 vjeç. Ai u arrestua teksa po tentonte të largohej, ndërsa iu tha policëve se e vrau nënën pasi “kishte gjakun me magji”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja bujar lika dosja atentatet emiljano ramazani hekuran billa paulin gjergji regis runaj ardian capja bujar lika dosja atentatet emiljano ramazani hekuran billa paulin gjergji regis runaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni