Rajoni

Dizajni i ri i ‘NEW BORN’ në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, u kushtohet grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë (FOTO)

12 vjet si vend i lirë, Kosova i jep monumentit të pavarësisë një dizajn dedikuar grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në luftën e vitit 1999.
Featured image of article: Dizajni i ri i ‘NEW BORN’ në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, u kushtohet grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë (FOTO) Pamja e re e NEW BORN

PRISHTINË– Sot Kosova feston 12 vjetorin  e pavarësisë dhe ashtu siç është bërë traditë edhe këtë vit ka ndryshuar dizajni i “NEW BORN”.  12 vjet si vend i lirë, Kosova i jep monumentit të pavarësisë një dizajn dedikuar grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në luftën e vitit 1999.

Fisnik Ismaili ka publikuar edhe  fotografitë e “NEW BORN” me dizajnin e ri që përkon me 12-vjetorin e pavarësisë.

Dizajni i ri

Përmes një  postimi  në rrjetet sociale, autori i monumentit ka thënë se i është rikthyer profesionit që ka në zemër dhe se ky  përshkrim i NEW BORN 12 është për kauzën e viktimave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe më gjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “I çliruem prej politike, i kthyem në profesionin në të cilin zemrën e kam pasë përherë, në këtë vegëz është përshkrimi i dedikimit të NEËBORN 12 për kauzën e viktimave të përdhunueme gjatë luftës, jo veç në Kosovë, por krejt botën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.”- ka shkruar ai.

Nga fotot vihet re që ngjyra që  dominon këtë vit mbi NEW BORN është e zeza, ndërsa mbi të ka shkrime në ngjyrë  të  bardhë dhe lule shumëngjyrëshe. “Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje.“- është shkruar mbi NEW BORN.

A.C/Dosja.al

Shto Koment