Bota

Rritet numri i të infektuarve nga Koronavirusi, Koreja e Jugut shpall gjendjen e emergjencës

Në rang  kombëtar tanimë janë regjistruar 156 raste duke e shtuar akoma më shumë frikën për një kaos edhe në Korenë e Jugut, sikundër ka përfshirë edhe Kinën së pari, ku numërohen mbi 2000 viktima.
Featured image of article: Rritet numri i të infektuarve nga Koronavirusi, Koreja e Jugut shpall gjendjen e emergjencës Mjeket ne Kine

KORE  E JUGUT– Koreja e Jugut ka rritur masat për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi infeksionet e konfirmuara u rritën ashpër menjëherë pasi u shënua viktima e parë në territorin e tyre.

Kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi zhvillimin si një situatë “emergjente”. Dy qytetet jugore të Daegu dhe Cheongdo janë shpallur “zona të kujdesit special”. Vendi gjithashtu ka mbyllur ushtrinë pasi disa ushtarë rezultuan me test pozitiv të Koronavirusit.

Ditën e sotme Koreja e Jugut raportoi 52 konfirmime të reja të persona të prekur nga Koronavirusi.

Në rang  kombëtar tanimë janë regjistruar 156 raste duke e shtuar akoma më shumë frikën për një kaos edhe në Kore, sikundër ka përfshirë edhe Kinën së pari, ku numërohen mbi 2000 viktima. Nga 52 rastet e reja të raportuara të premten në Korenë e Jugut, 41 janë në Daegu, një qytet 300 km në juglindje të Seulit, dhe 39 prej tyre janë nga një grupim që përfshin një sekt fetar.

Viktima e parë që u shënua ditën e djeshme, ishte një burrë i cili më parë vuante nga një sëmundje ekzistuese, gjë që virusi e pati më të lehtë që ta “mposhtte” .

Virusi i ri, i cili mendohet se ka origjinën në Whan të Kinës, të  shkakton probleme me frymëmarrjen, që ndryshe quhet  Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë masash po merren?

Të dy qytetet Daegu dhe Cheongdo janë caktuar “zona të kujdesit special” dhe qeveria premtoi masa të shpejta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Është urgjente të gjesh njerëz që kanë kontaktuar me persona të infektuar dhe kurojnë pacientë.”-  tha kryeministri Chung sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi  75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë ditën e djeshme, numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment