Bota

Vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi/ 10 viktima dhe 977 të infektuar në Korenë e Jugut

Brenda 24 orëve numri i të prekurve në Kore është rritur me 84 duke e çuar numrin kombëtar në 977, lajm ky që është bërë i ditur nga një zëdhënës për Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Featured image of article: Vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi/ 10 viktima dhe 977 të infektuar në Korenë e Jugut Foto ilustruese

KORE E JUGUT- Koreja e Jugut është deri më tani vedi i dytë në botë më i prekur nga virusi vdekjeprurës kinez, ku sipas mediave të huaja numri i të sëmurëve ka shkuar në 977, ndërsa viktima janë regjistruar deri këtë të martë 10.

Pothuajse 100 të prekur nga Koronavirusi në Korenë e Jugut, është një shifër alarmante që po shqetëson botën mbarë, përsa  kohë nuk është gjendur ende vaksina kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Brenda 24 orëve numri i të prekurve në Kore është rritur me 84 duke e çuar numrin kombëtar në 977, lajm ky që është bërë i ditur nga një zëdhënës për Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Qeveria ka marrë masat e forta për shmangien e virusit dhe po mban në spital dhe karantina të infektuarit me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment