Aktualitet

FOTO/ Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda kompleksit “Golden” të të fortëve Hajri, vendi që ka bashkuar dhjetëra çifte, ‘mbajti peng’ dhe Jak Prengën

E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik. Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash dhe ka lidhur zemrat e shumë çifteve, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jak Prengën, i cili u rrëmbye vetëm para 10 ditëve në Kamëz.
Featured image of article: FOTO/ Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda kompleksit “Golden” të të fortëve Hajri, vendi që ka bashkuar dhjetëra çifte, ‘mbajti peng’ dhe Jak Prengën Altin dhe Emiljano Hajri dhe kompleksi "Golden"
Përditësuar:

TIRANË– Fotot që po shikoni janë shkrepur brenda kompleksit “Golden” që rezulton në pronësi të dy vëllezërve Hajri, Altin dhe Emiljano, ku sot u vu në pranga kushëriri i tyre, Leonardi. Ky investim është bërë ndër vite nga dy ‘kokat’ e Shijakut, të cilët janë të listuar në drejtësinë italiane si drejtuesit e trafikut të drogës nga Afganistani drejt Italisë.

Kompleksi “Golden”

E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik.

Kompleksi “Golden”

Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash dhe ka lidhur zemrat e shumë çifteve, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jak Prengën, i cili u rrëmbye vetëm para 10 ditëve në Kamëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kompleksi “Golden”

Kompleksi “Golden”

RENEA ‘çau’ atmosferën luksoze ditën e sotme, në kuadër të një operacioni, ku brenda kompleksit “Golden” vuri në pranga Leonard Hajrin. Në kërkim u shpall Altin Hajri. Altini dhe Leonardi dyshohet se kanë mbajtur peng Jan Prengën, në këtë kompleks, pasi e rrëmbyen në Kamëz. Ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengën, por ekziston mundësia që ai të jetë vrarë për pazaret e drogës mes vëllait të tij dhe familjes Hajri. Më konkretisht, konflikti mësohet se ka ardhur pasi vëllai i Prengës, nuk kishte dorëzuar në destinacion rreth 16 kg kokainë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment