Aktualitet

Skeda e atentateve/ Si nisën përplasjet me familjeve Kolaveri-Daci, pazaret për drogën e klandestinët dhe rrahja në Francë nuk ndalën plumbat

Familja Daci dhe Kolaveri janë në konflikt prej pesë vitesh. Që prej nëntorit të vitit 2015, skeda e konflikteve mes dy familjeve sa vjen e zgjerohet. Gjithçka ka nisur nga një sherr në Francë për pazaret e drogës.
Featured image of article: Skeda e atentateve/ Si nisën përplasjet me familjeve Kolaveri-Daci, pazaret për drogën e klandestinët dhe rrahja në Francë nuk ndalën plumbat Ergys Kolaverin dhe Gazmir Daci
Përditësuar:

TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dështuar ndaj Gazmir Dacit. Ngjarja ndodhi në burgun e Vaqarrit, por Daci shpëtoi dhe i plagosur në këmbë mbeti një tjetër i burgosur, Lili Dulen.

Por si nisi përplasja mes dy familjeve?

Familja Daci dhe Kolaveri janë në konflikt prej pesë vitesh. Që prej nëntorit të vitit 2015, skeda e konflikteve mes dy familjeve sa vjen e zgjerohet. Gjithçka ka nisur nga një sherr në Francë për pazaret e drogës.

Vëllezërit Kolaveri, Valmir dhe Roberti rrahën në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Elson Daci është Gazmir Daci, porn ë atë kohë, njihet me të dy emrat. Pas këtij konflikti vëllezërit Kolaveri janë kthyer në Shqipëri, ku rastësisht janë takuar me Gazmirin. Të gjendur të tre në një lokal, Daci u ka kërkuar sqarime dy vëllezërve dhe në debat e sipër, Daci ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve, duke lënë të vdekur njërin prej tyre, Valmirin. Roberti mbeti i plagosur rëndë por u mbijetoi palgëve dhe mbeti i paralizuar.

Për këtë ngjarje u arrestua Gazmir Daci, i cili u kap në dhomën e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë nga një operacion i zhvilluar na efektivët e Policisë së Tiranës dhe RENEA-s. ai u fut në burg dhe u dënua për me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por kjo vrasje bëri që të nxeheshin gjakrat në familjen Kolaveri dhe të kërkonin hakmarrje për gjakun e Valmirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vëllai i tretë i famoljes Kolaveri, Ergysi së bashku me kushëririn e tij Enea Ceka, organizuan një atentat me snajper ndaj Gazmir Dacit. Më 31 korrik të vitit 2016, ata vendosën armën në drejtim të Dacit, që ndodhej në burgun e Vaqarrit, por shënjestra lëvizi. Plumbi kapi një tjetër të dënuar dhe Kolaveri ra në pranga.

Pavarësisht kësaj, familja Kolaveri nuk u ndal. Pak kohë pas kësaj ngjarjeje, lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol. Ngjarja la pas vetëm dëme material, por babai i Dacit tregonte publikisht se kishte frikë të jetonte dhe kishte frikë për familjen e tij. Nga qelia, edhe Daci u shpreh në media se familjarët e tij nuk ndiheshin të sigurtë.

 Ergys Kolaveri, i sapo liruari nga burgu do të qëndrojë në masën “arrest shtëpie”, por nën masa të rrepta sigurie. Dosja.al mëson se Kolaveri, i dënuar me 20 vite burg për atentatin e mbetur në tentativë në burgun e Vaqarrit, do të jetë nën mbikqyrje me kamera dhe me forca të shumta policore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment