Diaspora

Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari zgjidhet në 30-shen e grave drejtuese më frymëzuese në Suedi

Kokalari është vlerësuar për vlerat e saj të udhëheqjes së mirë, duke pëfaqësuar interesat e Suedisë në BE, e gjithashtu edhe si një nga gratë më të reja të suksesshme në botën e politikës. 
Featured image of article: Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari zgjidhet në 30-shen e grave drejtuese më frymëzuese në Suedi Arba Kokalari

BRUKSEL– Deputetja shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari është pjesë e grupit  prej 30 grave drejtuese më frymëzuese në Suedi sipas renditjes së Sweden’s Leader’s Organization.

Kokalari është vlerësuar për vlerat e saj të udhëheqjes së mirë, duke pëfaqësuar interesat e Suedisë në BE, e gjithashtu edhe si një nga gratë më të reja të suksesshme në botën e politikës.

Ky lajm është bërë me dije nga vet deputetja shqiptare përmes  një postimi në rrjetet sociale duke shprehur falenderimet  për drejtuesit dhe jurinë që e përzgjodhën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë jam emëruar në listën e 75 grave drejtuese dhe frymëzuese në Suedi që organizatat udhëheqëse e që rendit gratë udhëheqëse të së ardhmes. Faleminderit të mëdha për Drejtuesit, jurinë dhe të gjithë ata që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë me pak energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE.”- ka shkruar ajo.

Postim i Kokalarit ne Facebook.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment