Aktualitet

Durrësi pas tërmetit/ Klosi: Vetëm 3 hotele të dëmtuar, ne do ia dalim! Xhaferri: S’ka ringjallje, duhet drejtësi

Ministri Klosi ka thënë se Durësi do ja dalë të ketë turizëm edhe pas tërmetit, ndërsa ish-ministri i Turizmit Fredinat Xhaferri e ka kundërshtuar duke thënë se nuk ka ringjarllje të vendit, por duhet të vihet drejtësia.
Featured image of article: Durrësi pas tërmetit/ Klosi: Vetëm 3 hotele të dëmtuar, ne do ia dalim! Xhaferri: S’ka ringjallje, duhet drejtësi Blendi Klosi, Blendi Fevziu dhe Fredinant Xhaferri

TIRANË– Në Samitin e “Turizmit solidaritet dhe qëndrueshmëri” që u mbajt dy ditë më parë në kryeqytet, që mblodhi ministra dhe përfaqësues të turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe nga vendet e rajonit.

I ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Opinion në “Tv Klan”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është përballur edhe me pyetjet rreth Durësit, nëse do të jetë një ringritje pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Sipas ministrit Klosi, sezoni veror në qytetin bregdetar të Durërsit ndonëse nuk do të jetë si çdo vit pasi goditja ishte e fortë, por ai ka deklaruar se hotelet nuk kanë pësuar gjë.  Vetëm 2 ose 3 hotele janë dëmtuar, ka sqaruar Klosi.

“Hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar. Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar. Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR.  Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim…”- është shpreur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ndërsa në emisonin e djeshëm ka qenë i ftuar edhe ish-ministri i Turizmit, Fredinat Xhaferri i cili ka thënë se situata nuk është “rozë” në qytetin e Durrësit.

“Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane. Ministri është përpjekur, nuk mund ta akuzoj. Por ministri është pjesë e një qeverie që ka dështuar. Nuk e ka ringjallur turizmin pas tërmetit, do jetë shumë e vështirë”.- Ferdinand Xhaferri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment