Bota

Pandemia e koronavirusit nuk kursen as klerikët, 23 të vdekur në Itali

Sipas mediave vendase janë konfirmuar të vdekur 23 klerikë në të  gjithë Italinë.
Featured image of article: Pandemia e koronavirusit nuk kursen as klerikët, 23 të vdekur në Itali Foto ilustruese

ITALI– Koronvirusi ka gjunjëzuar Italinë ku nurmi i viktimave është afro 3 mijë, ndërsa janë infektuar mbi 32 mijë persona të tjerë.

Ndërkohë përveç të moshuarëve duket se COVID-19 nuk ka kursyer as klerikët në Itali.

Siç dihet misioni i tyre është që të rrijnë pranë njerëzve, t’u shërbejnë e të ndihmojnë njerëzit në nevojë, por ka qenë e pamundur që mes numrit të lartë të viktimave nga pandemia të ketë dhe shumë priftërinj.

Sipas mediave vendase janë konfirmuar të vdekur 23 klerikë në të  gjithë Italinë.

Ndërkohë Bergamo, i shpallur si qyteti me numrin më të lartë të viktimave, janë konfirmuar 10 priftërinj tët vdekur nga Covid-19. Në Parma 5, në Milano 2 si edhe 2 të tjerë janë shënuar në Kremona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy priftërinj të tjerë me COVID-19 kanë humbur jetën në rajonin e Piemontes e dy të tjerë janë regjistruar në provincën e Lodit e të Breshias.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: avvenire.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment