Showbiz

Ka neps e neps/ Klea Huta kërkon tortë në mesnatë: Ku ta gjej tani… (FOTO)

Përmes  një postimi në Instastory Klea ka shprehur dëshirën e saj të madhe për tortë, teksa është në pritjen e ëmbël të vogëlushit.
Featured image of article: Ka neps e neps/ Klea Huta kërkon tortë në mesnatë: Ku ta gjej tani… (FOTO) Klea Huta

TIRANË– Moderatorja e njohur Klea Huta është në pritjen e ëmbël të bebit. E përgjatë kësaj periudhe sikurse mund t’i ndodhe  çdo nëne shtatzënë edhe  Klea ka treguar se ka neps.

Po flasim për ato momentet gjatë orëve të vona të natës kur çdo gruaje mund t’i bjerë ndër mend  një ushqim. E këtë herë Kleas  i ka rënë mendja për tortë e sigurisht që një dëshirë e tillë vështirë të plotësohet në mesnatë.

Përmes  një postimi në Instastory ajo ka shprehur dëshirën e saj të madhe për tortë.

“Ku të gjej tortë tani?”- ka shkruar ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kleas në Instastory.

Klea duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj  momente të ëmbla nga përgatitjet për vogëlushin. E në fotot e fundit ajo ka treguar se ka blerë krevatin dhe se ka bërë gati edhe rrobat që do t’i veshë bebit për herë të parë.

“Mami mezi po pret të të takojë.”- ka shkruar Klea Huta tek fotoja që ka postuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment