AktualitetRajoni

Inatin i’ua shfryjnë kinezëve/ Italiani godet me shishe qelqi në kokë studentin kinez për frikën e koronavirusit

Koronavirusi po përhapet me rimte të shpejta në Itali, po rritet shumë edhe  racizmi e ksenofobia, kundrejt kinezëve kryesisht por edhe çdo personi që është i infektuar.
Featured image of article: Inatin i’ua shfryjnë kinezëve/ Italiani godet me shishe qelqi në kokë studentin kinez për frikën e koronavirusit Studenti kinez qe u sulmua nga italiani

ITALI– Një shtetas kinez u sulmua rëndë para disa ditësh në Italim, nga vetë italianët për faktin se ata mund të përhapin koronavirusin.

Prestigjiozja “Il Messaggero” raportoi të mërkurën se studentik kinez u sulmua në një pikë karburanti në Basano del Grappa Vicenza, Veneto.

“Unë kam më shumë frikë nga njerëzit sesa koronavirus. Ka shumë diskriminim ndaj nesh vetëm nga të qenurit kinez. Dhe do të përkeqësohet dhe keqësohet nëse bashkësia ime nuk vendos të raportojë një herë e përgjithmonë.”– tha ai

Studenti kinez  u godit me shishe nga një 30-vjeçar italian sepse thjesht ishte kinez.

Ai nuk është lejuar madje as nga personi përgjegjës i karburantit që të marrë shërbimin e duhur, vetëm për faktin se ishte kinez.

“Ju nuk mund të hyni sepse keni koronavirus.”- i ishte përgjigjur arkëtari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që koronavirusi po përhapet me rimte të shpejta në Itali, po rritet shumë edhe  racizmi e ksenofobia, kundrejt kinezëve kryesisht por edhe çdo personi që është i infektuar.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: open.online 

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Inatin i’ua shfryjnë kinezëve/ Italiani godet me shishe qelqi në kokë studentin kinez për frikën e koronavirusit

  1. Nuk eshte faji i njerezve te thjeshte per virusin. Italianet si gjithmone raciste. Vetem A Vejsiu 'lumturohet' kur flet Italisht dhe eshte ne mes te Italianeve.

Shto Koment